Histori, çfarë ka ndodhur me 4 mars?

Dokumentare

Histori, çfarë ka ndodhur me 4 mars?

Më: 4 mars 2018 Në ora: 07:47
Zachary Taylor

51 – Neroni, Perandori i ardhshëm romak, merr titullin “princeps iuventutis” (kryetar i rinisë).

852 – Duka kroat Trpimir nënshkruan një ligj – ky është dokumenti i parë ku emri “kroat” gjendet i shkruar në burimet historike

1789 – Kongresi i SHBA-së shpall fuqizimin e kushtetutës, në bazë të së cilës, Xhorxh Uashington u zgjodh president i vendit.

1790 – Franca ndahet në 83 departamente administrative në përpjekje për të hequr varësinë rajonale bazuar në pronësinë e tokës nga familjet fisnike.

1793 – Presidenti Uashington fillon mandatin e dytë dhe mban fjalimin më të shkurtër të përurimit (133 fjalë). Fjalimi më i gjatë i përurimit (8443 fjalë) u mbajt në vitin 1841 nga presidenti William Henry Harrison, i cili vdiq si pasojë e qëndrimit të gjatë në mot të ftohtë duke mbajtur këtë fjalim për 1 orë e 40 minuta.

1849 – Shtetet e Bashkuara këtë ditë mbetën pa president; mandati i presidentit James Polks përfundoi të dielën; presidenti i zgjedhur Zachary Taylor nuk mund të betohej të dielën – dhe Senatorit David Atchison (president për raste të tilla) i kishte mbaruar mandati senatorial një ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat