Ali Hadri: Kryezinjtë "agjentë” në sherbim të spiunazhit anglez!

Dokumentare

Ali Hadri: Kryezinjtë "agjentë” në sherbim të spiunazhit anglez!

Nga: Dodë Progni Më: 15 mars 2018 Në ora: 08:07

Në fakt,ky lapidar permbante në vetevete dhe një akuzë te qellimshme,tepër absurde e fyse për Kryezinjtë,duke i quejt ata “agjentë e spiunë” të anglezve. E.Hoxha dhe propaganda komuniste,po dhe historianë si Arben Puto,Faik Lama, etje,për 45 vjet me rrallë,i kan cilësuar Kryezitë si “agjentë” të anglezve,duke sjellë si argument mardhënjet e tyre shumë të mira me britanikët gjatë luftës antifashiste 1940–1944./60) 

Për fat të keq “korit enverian”  që u përpoq të mohojë dhe të denigrojnë luftën antifashiste dhe figurën e vëllëzërve Kryeziu i u bashkua edhe historiani gjakovar Dr.Ali Hadri. Ky historian me aftësi profesionale të padiskutueshme,që ka shfletuar me mijëra dokumenta në arkivat e Shqipërisë e Jugosllavisë mbi luftën antifashiste në Kosove e Shqipëri,dhe pa kurrfar mëdyshje duhet pranuar se, kishte njohuri të plota mbi kontributin e pamohueshëm të Kryezinjve në luftën antifashiste,në librin e tij “Gjakova në Lëvizjen Nacionalçlirimtare”,në mënyrë krejt të  papërgjegjshme shtrembëron faktet dhe dokumentat historik,kur thotë: “Kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare ishin dhe iredentistët dhe ithtarët e Gani Kryeziut,të cilët ishin nën ndikimin e Anglisë, spiunazhit anglez.” 61)

Ky autor,në rreth 300 faqet e keti libri,veprimtarisë dhe luftës antfashiste të Kryezinjve i ka kushtuar vetëm  një faqe.Madje dhe në ato pak rreshta flet vetëm për mardhënjet e tyre më anglezët duke perifrazuar disa shprehje nga libri “Pa grada pa shënja dalluese” të Petër Kempit. Dhe çka është më keq,në përmbyllje të tyre fut një gënjeshtër tepër bajate të propogandës tipike komuniste kur thotë: “ Lëvizja nacionalçlirimtare bëri përpjekje që t’i bind Gani Kryeziun dhe Selman Rizën që të bashkëpunojnë në luftë kundër pushtuesit gjerman,por në këtë drejtim nuk u arrit ndonjë rezultat,sepse ata nuk deshironin të luftojnë,por pritnin “çlirimin” nga aleatët e prendimit,e në këtë mënyrë të siguronin restaurimin e së vjetrës – vendosjen e pushtetit të tyre feudo – borgjez.” 62)

Cilësimi i Kryezinjve si “agjentë” në sherbim të spiunazhit anglez, është përdorur me qellim të denigrimit të tyre. Nepermjet cilësimeve të tilla të pabazuara në fakte e dokumenta, propaganda komuniste në Kosovë dhe Shqipëri synonte të njollosë sa të ishte e mundur më shumë figurën e Kryezinjve.Ata u përpoqën t’i bindin njerëzit se gjoja Kryezinjtë punuan e luftuan vetëm për interesat e anglezve,ose siç shprehet E.Hoxha: "G.Kryeziu ishte vegël e imperializmit anglo-amerikan” 63).Ky etiketim është krejt i pasaktë, tendencioz,keqdashës dhe tepër absurd  për t’u besuar. Eshte lehtësisht i kuptuëshem fakti se,në aleancat e asaj kohe midis Kryezinjve dhe misionarve anglezë nuk ka vënd fjala “agjenture”.Në se Kryezinjtë do t’i etiketonim agjentë të anglezëve, atëherë edhe oficerët anglezë si Toni Simkoks, Peter Kemp,Xhuljan Emery etje.duhet t’i etiketojmë agjent të Kryezinjëve. Enver Hoxhën me më shumë të drejtë mundë ta quanim agjent,jo vetëm të serbëve,po edhe të anglezve,me të cilët qendroi e bashkëpunoi deri në fund të vitit 1944.

Tendencioziteti keqdashës i etiketimit të Kryezinjëve si “agjentë” bëhet akoma më absurd nga fakti se,për mardhënjet e Kryezinjve me anglezët ekziston një dokumentacion i bollshëm dhe tepër i kuptueshëm, nga i cili arrihet në përfundimin e thjeshtë dhe të saktë se,ashtu siç u perpoqën anglezët për interesat e vendit të vet,të siguronin përkrahjen e mbështetjen e Kryezinjëve,dhe të tjerëve,në luftë kundër nazifashistëve, edhe Kryezinjtë për interesat e vendit të vet u përpoqën të siguronin përkrahjen e mbështetjen angleze. Bashkepunimi që u arrit midis të dy palëve,dhe që mundë të forcohej akoma me tepër në të ardhmen u arrit mbi bazën e interesave të ndërsjellta.Ai nuk i solli dhe nuk do t’i sillte asnjë të keqe Shqipërisë as Kosovës. Prandaj nuk mundë te quhet ndryshe, veçse bashkëpunim dypalësh për të mirën e luftës kundër nazi-fashizmit.

Në fund të fundit rendësi ka fakti se,deri sot askush nuk ka arritur të publikojë qoftë dhe një dokument të vetëm që t’i kompromentojë sado pak Kryezinjtë si veprimtarë të realizimit të ndonjë plani anglo-amerikan në dëm të lirisë e të pavarësisë se Shqipërise e shqiptarëve.  Fundshekulli i XX,me rolin që luajtën anglo-amerikanët në pavarësimin e Kosovë,është dëshmia më e mirë që verteton drejtësinë e piëpamjes së Kryezinjve se,roli i anglo-amerikanve,heret apo vonë,do të ishte vendimtari në zgjithjen e problemit të Kosovës.

Pasi i kish akuzuar si, “vegël të imperializmit anglez, bashkpunëtorë të nazi-fashisteve,kriminel lufte e bashkpunëtorë të çetnikve serbë Nediçit e Mihajloviçit 64) E. Hoxha krijoi absurde të tjera; i akuzoi Kryezinjtë si agjentë të lidhur me komunistët jugosllavë. “ Në Jugosllavi, – thotë ai, janë grumbulluar kriminelë të popullit tonë,ata që i kan sherbyar fashizmit Italian dhe gjerman për të shtypur popullin shqiptar dhe po i sherbejnë klikës Tito-Rankoviç.Të tillë janë agjentët Gani Kryeziu … etje. Këta katilë të armatosur nga UDB-ja që jane shitur me dollarë e dinarë,futen tinëzisht në vendin tonë për të spiunuar,për të sabotuar e për të vrarë patriotët tanë.” 65) Absurditeti i kesaj akuze del fare i qart per faktin se,as në shtabin,as në forcat e Kryeziut kurrë nuk kishte gjetur vënd asnjë serbosllavë nacionalist as komunist.E kunderta kish ndodhur me forcat partizane komuniste qe drejtonte udheheqja komuniste shqiptare dhe vete E.Hoxha. Por këto alibi fantastike të tipit "enverian",qe fabrikonte agjentë dhe poliagjentë sa herë ja kërkonin interesat e veta politike pushtetmbajtëse, ishin përpjekje të qëllimshme për të denigruar Kryezinjtë e për të mashtruar njerëzit në Kosovë e Shqipëri.

Nuk është e mundur që E.Hoxha të mos e dinte se ne 1949-ën, Gani Kryeziu ishte i  mbyllur në qelitë e burgut të Sremsko Mitrovicës,dhe se me 1952-shin ai kishte një vit i vdekur. Megjithatë mendja përverse e tij e nxierrte G.Kryeziun nga varri dhe ja paraqiste popullit të Shkodrës, Kukësit e Tropojës si organizator bandash titiste. 66) Dhe këtë e bënte për të nxirë sa të jetë e mundur më shumë figurën e Gani Kryeziut. Për të neutralizuar ndikimin e mundshëm të Said Kryeziut,i cili gjëndej në prëndim,dhe ish bërë një nga figurat më të njohura të emigracionit shqiptar për veprimtari patriotike dhe antikomuniste. Si dhe,për të orientuar partinë e sigurimin e shtetit që të mbanin nën kontroll të rreptë ata njerëz dhe ato krahina që kishin patur lidhje me Kryezinjtë. Me një fjale,dora kriminale e sigurimit të shtetit lihej e lirë për të goditur pa pikë mëshire cilndo që guxonte të thotë qoftë edhe një fjalë të mirë për Kryezinjtë.     Pushteti komunist vuri përpara presionit,përsekutoi,burgosi,intërnoi dhe asgjesoi fizikisht qindra bashkluftëtarë e simpatizantë të Kryezinjëve;

– Ali Brahim Zherka,luftëtar nacionalist i shquar,komandant çete në forcat e Kryeziut,komandant batalioni në Brig. e 25-të S,i njohur në Malësinë Gjakovës e me gjerë për trimëri e sakrifica në luftën kundër nazifashistëve. Ai i kish dhënë luftes antifashiste e lirisë së Atdheut gjakun e jetën e dy nipave të tij;Xhemajl e Zeqir Halili. Menjëherë pas çlirimit,si ish bashkluftëtar i Kryeziut dhe si njeri me autoritet në Bytyç,u ballafaque me presionet e provokimet e ndyra të njerëzve të sigurimit të shtetit. Në pamundësi që t’i përballojë ato,detyrohet të lej Atdheun e të marr rrugën e arratisë me të gjithe pjestarët e familjes,duke lëne të vrarë në kufi vajzën e vellait,18-vjeçaren Bute Zeneli.

– Rrustem Avdyl Mulosmani,figurë e njohur e luftës antifashiste në Malësinë e Gjakovës.Ish pjestar i batalionit partizan “Bajram Curri” dhe anëtar i Kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar për Krasniqen.67) Ish bashkuar me forcat nacionaliste të Kryeziut në korrik 1944. Dy muaj më pas,me 15 shtator 1944,ra heroikisht në fushën e betejës duke luftuar ballë për ballë me nazistët gjermanë. Si ish luftëtar i forcave të Kryeziut dhe si biri i antikomunistit të njohur Avdyl Qerimi,regjimi komunist  i mohoi gjakun e derdhur e sakrificat që bëri për lrinë e Shqipërisë. Për 45 vjet nuk e shpalli dëshmor të Atdheut. Familjen dhe të afërmit ja vrau,,ja burgosi ja internoi e ja përsekutoi gjatë tërë viteve të atij regjimi.

– Familja e Halil e Zenel Hoxhës nga Bregu i Pacit (Bytyç). Njëra prej familjeve më në zë të Tropojës. E njohur për besë,burrëri,bujari, nacionalizëm dhe antikomunizëm.Strehë dhe mbështetje e rëndësishme për Kryezinjtë dhe oficerët e misionit  britanik, gjatë viteve 1943-44. Pas çlirimit u godit rënde nga  diktatura komuniste. Si nacionalist dhe antikomunist Halil Hoxhën e pushkatuan komunistët, në vitin 1946. Zenel Hoxhën,ish bashkluftëtar dhe organizator në forcat e Kryeziut,e burgosën dhe vdiq nga torturat në burgun e Shkodrës,në vitin 1951. Nga kjo familje u burgosën 11 pjestar të saj dhe vuajtën rreth 100 vjet burg. Tetëmbëdhjetë të tjerë bënë rreth 280 vjet internim.Katërmbëdhjetë pjestarë të kësaj familje u detyruan të lënë Atdheun e të marrin arratinë. Ata që mbetën në Bytyç u shpallën “kulak” dhe mbajtën mbi kurriz më gjatë se asnjë familje tjetër në rrethin e Tropojës,të gjitha pasojat e rënda  që sillte ky cilësim i ndyrë i sajuar nga diktatura komuniste për të shtypur kundërshtarët e vet politik.Me një fjalë,regjimi komunist ushtroi mbi Hoxhajt e Pacit një genocid të pashëmbullt.

– Regjimi komunist shpalli armiqë e tradhëtare edhe 24 martirët e Kodrës së Hereçit,ish bashkluftëtarët e G.Kryeziut. Atyre ju përndoqi familjet duke i klasifikuar si familje me biografi të keqe. Bijtë e bijat,të afermit e tyre, për 45 vjet me radhë mbajtën mbi shpatulla peshën e rëndë të luftës së klasave. Në fakt, këta njerëz nuk e kuptuan dhe nuk u bindën asnjëherë për “fajsinë” që paskishin bërë baballarët e tyre duke luftuar e sakrifikuar edhe jetën për Kosovën e Shqipërinë e lirë e demokratike. Këta njerëz kishin të drejtë të ngrinin kokën lart dhe të ndiheshin kranarë për baballarët e të afërmit e tyre trima luftëtarë e burra të besës,por diktatura komuniste ua kish mohuar këtë të drejtë të ligjëshme.

Po tu shkojmë fakteve më tej,del se,pothuaj gjithë krahina e Bytyçit,baza dhe mbështetsja më e rëndësishme e Luftës Antifashiste në Shqipërinë   e Veriut,që u bastis dhe u dogj nga nazistët si rradhë krahinë tjetër në Shqiperi,u përndoq nga regjimi komunist per 45 vjet.  Bytyçasit qenë të detyruar të kalojne nepër “filtrin” e holle të biografishikuesve që bënin diferencimin klasor,ku si” test” kryesor për ta ishte pjesëmarrja në forcat e Kryeziut,ose bashkëpunimi me to gjatë luftës. Shumë pak bytyças mundën ta kalojne këtë “filter”,për të marr qoftë edhe ndonjë të drejtë studimi. Akoma më të pakët ishin bytyçasit që arritën të zënë ndonjë vënd pune në administratën shtetërore komuniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat