Kryezinjtë ishin nacionalistë shqiptarë

Dokumentare

Kryezinjtë ishin nacionalistë shqiptarë

Nga: Dodë Progni Më: 16 mars 2018 Në ora: 07:10
Arkiv

Bytyçi masivisht kish marr pjesë në luftën antifashiste, në krahun e forcave nacionaliste të Kryeziut. Një gjë e tillë  duhet të ishte shkak nderimi e mirënjohje për ta ,por nuk ndodhi kështu. Regjimi komunist në menyrë paradoksale, pjesmarrjen e bytyçasve në luftën antifashiste,e kthej në shkak fatkeqësie për ta.

 Jo shume larg Bytyçit,po përtej kufirit,në Gjakove,familja Kryeziu,si rradhë ndonjë familje tjetër në Kosovë u ballafaque me terrorin e eger komunist serbosllav.     Eshtë interesant fakti se,udhëheqja komuniste shqiptare dhe ajo jugosllave,si përpara, vitit 1948,kur “dashuroheshin” edhe pas vitit 1948,kur ishin “divorcua” dhe “urreheshin”,qëndrimin ndaj Kryezinjëve nuk e ndryshuan asnjëherë. Si në Shqipëri,ashtu edhe në Jugosllavi Kryezinjtë ishin shpallur bashkëpunetorë të fashizmit e kriminelë lufte. Këtej dhe andej kufirit ish dënuar “Levizja Kryeziu”dhe ish mohuar lufta e tyre antifashiste.

Udhëheqja komuniste shqiptare kurr nuk e dënoi Masakrën e Her?it. Për E.Hoxhën,nuk kishte  rëndësi se,udhëheqja komuniste jugosllave ekzekutoi pa gjyq 22 luftëtarë antifashistë te njohur,bashkëkombas e bashkështetas të tij,kur nga ana e tyre jugosllavët,si? ka pohuar vetë E.Hoxha,nuk e kishin lejuar udhëheqjen shqiptare as t’i hidhnin në gjyq tre prej tyre (Ganiun,Hasanin dhe Xhevat Kryeziun) vetëm se ishin shtetas jugosllavë.

Si në Shqipëri,ku historia e Luftës antifashiste u shkrua sipas deshirave të “Hoxhës” së Shqipërisë – Enverit, ashtu edhe në Kosovë historia e kësaj lufte u shkrua sipas deshirave të “Hoxhës” të Kosovës – Fadilit.Të dy palët e bënë këtë vetëm e vetëm për te plotësuar deshirat e udheheqësve komunistë jugosllavë,kryesisht të Miladin Popovi?it, Dushan Mugoshës dhe sigurisht të Josif Broz Titos.

Si kemi cek me siper,në Shqipëri dhe në Kosovë historia e Luftes Antifashiste u ideologjizua,u politizua dhe ç’ka është më e keqja,u falsifikua, me qllimin për të glorifikuar luftën antifashiste të komunistëve,dhe për të mohuar e denigruar të gjitha forcat tjera antifashiste, veçanarisht nacionalistët shqiptarë siç ishin Kryezinjtë e Kosovës etje. të cilat gjatë luftës nuk ishin vënë nën komandën komuniste, dhe që  nuk e deshironin vendosjen e regjimit komunist në Kosovë as në Shqipëri. Me nje fjalë,udhëheqësit komunist të Shqipërisë dhe jugosllavisë, bashkë me “historianet” e oborrit të tyre, në unison, iu vërsulën Kryezinjve, familjes dhe gjithë farefisit të tyre,së pari duke fallsifikuar historine dhe mohuar  luftën  antifashiste që ata bënë,dhe më pas duke i shpallur armiq e tradhëtar, duke i vrarë,burgosur, përndnjek dhe  përsekutuar në mënyrë të pashëmbullt,duke ushtruar mbi ta një genocide të vërtetë.

Pasi jugosllavët kishin burgosur Ganiun,pushkatuar Hasanin dhe Xhevatin,në dhjetor 1944,udhëheqja komuniste shqipëtare burgosi Ismet Kryeziun, nipin e atdhetarit të madh Ali Pashë Gucia,kushëri dhe bshkëluftëtar i ngushtë i vëllezërvre Kryeziu,që kish dhënë kontribut të çmuar për organizimin e forcave luftarake nacionaliste antifashiste gjatë viteve 1943-1944. Së bashku me Ganiun,ai kish propoganduar bashkimin e popullit në luftë kundër nazifashistëve në Gjakovë,Malësi e Has. Ky ish bërë i njohur në Kosovë e Shqipëri si nacionalist dhe luftëtar i vendosur për bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm,prandaj u burgos dhe u dënua nga regjimi komunist  me 15 vjet burg. Vdiq nga torturat në një burg të Shqipërisë, në vitin 1952./68

Shtatë burra patriotë të familjes Kryeziu u vranë nga dora gjakatare serbo- sllavokomuniste,deri në vitin 1953. Këto krime kunder Kryezinjve i bënë komunistet serbo-sllavët në bashkëpunim me ata shqiptar, për shkak se Kryezinjtë ishin nacionalistë shqiptarë, antisllavë e antikomunistë që kishin aspiruar e luftuar për Kosovën e lirë,demokratike dhe të bashkuar me shtetin amë-Shqipërinë.

Beogradi e kish shpall familjen Kryeziu si njërën nga familjet më të rezikshme të nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar në Kosovë, ndaj goditën me ashpërsinë më të madhe mbi pjestarët e saj. Të njejtin qëndrim,si serbosllavet mbajti ndaj pjestarve të familjes Kryeziu edhe udhëheqja komunist e Shqipërisë.

Ne fillim të viteve pesëdhjete të shek.XX,kur E.Hoxha i akuzonte Kryezinjte se gjoja “futen tinzisht në vëndin tonë,-siç thotë ai, - për të sabotuar e për të vrarë patriotët tanë”,agjentët e sigurimit të shtetit,gjoja të arratisur,që nuk u muar vesh asnjëherë  kujt i sherbenin;-Sigurimit të shtetit shqiptar?! –UDB-së jugosllave?! Apo të dyve së bashku?! organizuan vrasjen e pabesë të djemëve të Sulejman Kryeziut;

-vëllezërve Myrteza (Xaje) dhe Sefedin Kryeziut.69) Të njejtat duar gjakatare, sherbëtore të UDB-së jugosllave dhe të Sigurimit të Shtetit Shqiptar,me 5 qershorë të vitit 1951, ekzekutuan në Pejë Dervish Rado Kryeziun,ish pjesmarrës i forcave të Kryeziut,i cili pas lufte ish bërë njëri nga mesuesit më të aftë,patriot dhe aktivist i njohur për përhapjen e arsimit e shkollës shqipe në Kosovë. Ai ishte njëri nga veprimtarët më të dalluar për të drejtat kombëtare të shqiptarve në Jugosllavinë e asaj kohe.

Edhe ata pjestarë të familjes Kryeziu që erdhën në Shqipëri për t’u shpëtuar ndjekjeve dhe përsekutimeve serbe,siç qenë djemtë, vajzat,nipat e mbesat e Ismet Kryeziut etj. u përndoqën dhe u përsekutuan me të njejten ashpërsi nga rregjimi i E.Hoxhës, u goditën pa mëshirë nga lufta e klasave.

– Qemal Ismet Kryeziu,ish officer që kish mbaruar akademine ushtarake në Romë.Ushtarak i aftë dhe njeri me kulturë të gjërë,u denua nga gjyqet komuniste me 30 vjet burg. Pasi vuajti një pjesë të dënimit në burgun famekeq të Gjirokastrës,u lirua gjysmëinvalid,dhe deri sa vdiq punoi bojaxhi në Kavajë.

– Masar Ismet Kryeziu,edhe ky ish oficer që kish mbaruar akdeminë ushtarake në Romë,njohes i disa gjuhëve të huaja,me dije e kulturë të gjerë,pjesmarrës në luftën antifashiste.Për aktivitetin e tij antifashist u kap nga gjermanët dhe u internua ne kampin famëkeq të Auschvitzit.Pasi shpetoi gjallë prej nazistëve u kthye në Shqipëri,por edhe këtu lufta e klasave e degdisi puntëor shinash në hekurudhen e Kavajës.

– Ajten Kryeziu (Selfo),për shkak se ishte kushërira e Kryezinjve dhe e martuar me një pjestar të familjes Selfo, të lidhur me Ballin Kombëtar,për disa dekada me rrallë mbajti mbi shpatulla peshën e rëndë të luftës së klasave,dhe për këtë shkak u detyrua të qëndrojë familjarisht e internuar në Lushnje gjatë gjithë periudhës komuniste.

Si përfundim mund te thuhet me bindje se,historia e Lëvizjes nacionaliste antifashiste e udhëhequr nga vëllezërit Kryeziu,gjatë viteve 1940 – 1944,e paraqitur nga histeorografia konformiste,sherbetore e regjimit komunist,është shembulli më tipik i fshehjes së fakteve dhe shtrembërimit të dokumentave për shumë ngjarje dhe figura të luftës antifashiste të popullit shqiptar.

Dihet se, fshehja,asgjesimi ose shtrembërimi i dokumentëve historik do të thotë në rradhë të pare fshehje dhe shtrembërim i së vërtetës,çka përbën një imoralitet,dhe së dyti,shtrembërim ose mungesë saktësie shkencore.

Gjaku që derdhi e sakrificat që bëri populli ynë gjatë luftës antifashite, vërtetë jan të shenjta dhe kan vlerë të pamohueshme. Por ato nuk mund të shenjtërohen as nuk mund të marrin vlerat reale jashtë të vërtetës historike. Lufta antifashite fiton dimensionet e lavdinë që i takon, vetëm duke njohur,  vlerësuar e respektuar gjakun e sakrificat e ?do shqiptari që rroku armët, luftoi e ndihmoi për ?lirimin e Atdheut,pavarësisht nga bindjet politike që kishte. Të gjithë ata që luftuan për një Shqipëri të lirë dhe demokratike,që ishte dhe ideali i kësaj lufte,janë dhe do të mbeten të respektuar dhe të nderuar nga populli ynë.

Kryezinjtë dhe luftëtarët e tyre nacionalistë meritojnë respekt e mirënjohje për ato që bënë në të mirë të Shqipërisë,në të mirë të kombit. Shpallja dëshmorë të Atdheut e atyre pjestarve të forcave nacionaliste që dhan jetën për liri,si dhe dekorimi i komandantit të tyere Gani Kryeziu,me Urdhërin e Flamurit të kl.I,nga Presidenti i Republikës Sali Berisha,me rastin e 50 – vjetorit të ?lirimit të Atdheut,ishte një gjest patriotik,vlerësim e mirënjohje për këtë figurë,për bashkëluftëtarët e tij dhe për Luftën Antifashite të Popullit Shqiptar në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat