Çfarë ka ndodhur më 8 prill?

Dokumentare

Çfarë ka ndodhur më 8 prill?

Më: 8 prill 2018 Në ora: 08:34
Karakalla

217 – Perandori romak Karakalla vritet dhe pasohet në fron nga konandanti i Gardës Pretoriane, Marcus Opellius Makrinus. Macrinus ishte me prejardhje berbere dhe perandori i parë romak i cili vinte nga klasa jo-senatoriale. Makrinus u përmbys dhe u ekzekutua pas një viti.

1500 – Beteja e Novarës: Mbreti francez Louis XII mund Dukën e Milanos, Ludoviko Sforza. Ky i fundit u tradhëtua ose u braktis nga trupat e tij që përbëheshin nga një kolaicion zviceran, gjerman dhe nga një kalorësi e lehtë stradiotë arvanitas; forcat zvicerane u rebeluan dhe negociuan një kapitullim me francezët; forcat gjermane shpejt bënë të njëjtën gjë dhe pasi u çarmatosën u lejuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre; sa për stradiotët ata u lanë në mëshirën e francezëve dhe u masakruan; Sforca u kap dhe u mbajt për 8 vjet në kështjellën Loches Chateau, Francë, mbyllur në një kafaz të ngushtë.

1582 – Lindi Phienas Fletcher, poet anglez që shkroi gjatë gjithë jetës dhe kur vdqi la pas një letërsisë të pasur që krahasohet me atë bashkëkohësve të tij të periudhës së Rilindjes, si Spenser dhe Milton. Punimet e mbledhura e Phineas përfshijnë tre vëllime prozë fetare, një poemë epike, himne, psalme, përkthime, këngë të ndryshme, dhe poezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat