Durrës, gjyshi denoncon në polici: Është zhdukur mbesa 9-vjeçare

Durrësi

Durrës, gjyshi denoncon në polici: Është zhdukur mbesa 9-vjeçare

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 23:49
ilustrim

Një 78-vjeçar ka denoncuar në policinë e Durrësit humbjen e mbesës së tij.

Burime nga policia thanë për Syri.net se Femi Bexheti është paraqitur në komisariat në orën 20:50 të një dite më parë.

Ai tha se mbesa e tij me iniciale 9-vjeçare D.K., ishte duke lëvizur me biçikletë para banesës në fshatin Xhafzotaj dhe më pas është larguar.

Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor. Ndërsa, nxënësja e klasë së tretë nuk është gjetur ende. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat