Shqipëri, ja sa janë të pastra zonat turistike

Durrësi

Shqipëri, ja sa janë të pastra zonat turistike

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 16:59
Ilustrim

Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë ka nisur kontrollin e të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbime për pushuesit në bregdetin shqiptar. Respektimi i kushteve higjieno-sanitare është një nga standardet kryesore për sigurinë e qytetarëve që pushojnë në brigjet e ujërave detare e liqenore të vendit tonë.

Gjatë një inspektimi në plazhin e Durrësit, kryeinspektori Eltar Deda tha se ndryshe nga vitet e kaluara ka një përmirësim të higjienës në zonat bregdetare, duke nisur që nga cilësia e ujërave.

“Durrësi ka një përmirësim krahasuar me vitet e shkuara, qoftë në drejtim të ujit të detit, por edhe në drejtim të disiplinimit të të gjitha shërbimeve që janë të destinuara për sezonin turistik. Në këto momente janë rreth 52 masa administrative të marra nga ana jonë, si në gjoba ashtu edhe në mbyllje të aktiviteteve ku kemi vërejtur shkelje”, shprehet Eltar Deda, kryeinspektori i Shëndetësisë

Këto kontrolle synojnë të parandalojnë problematikat shëndetësore që mund të shfaqen te pushuesit dhe banorët e zonave bregdetare. Në bashkëpunim dhe me pushtetin vendor subjektet janë duke u monitoruar me qëllim  dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në zonat turistike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat