Erdogan ‘pushton’ plazhin e Durrësit

Durrësi

Erdogan ‘pushton’ plazhin e Durrësit

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 19:41
Rexhep Tayip Erdogan

Rruga e plazhit në Durrës mban emrin “Pavarësia”. Në dy anët e rrugës vrullshëm kanë lulëzuar dhjetëra e qindra biznese me emra nga më të ndryshëm. Sapo kalon stacionin e parë të Plazhit, të bie në sy një emër i veçantë “Rexhep Tayip Erdogan”. Diçka e pazakontë në këtë kohë biznesi, pasi shumë emra lokalesh kanë emra perëndimore si Miami, Vivas, apo Amerika.

Në kohën që Turqia ka përjetuar grushtin e shtetit para pak javësh dhe presidenti Erdogan e ka përballuar duke  shtypur në kohë, duke  sfiduar tradhtarët, në Durrës kanë menduar që të nderojnë presidentin turk duke i vendosur një dyqani që mban emrin e tij.

Ai ofron shërbime 24 orë picash për klientët e saj, e në hyrje të derës shkruan: “Ndalohet hyrja me rroba banje”.

Tashmë ithtarët e Erdogan shfaqen dukshëm dhe në Shqipëri, ku nuk kanë ngurruar që të përdorin emrin e tij në shërbimet kryesore të njësive tregtare.

Por në rrugën e plazhit, “Pavarësia”, ka edhe emra të tjerë dyqanesh turq, si “Sulltan Bakllava” apo hotel “Antalya”. Veçse “Antalya” shqiptare ofron një panoramë tjetër nga ajo që ndodhet në Turqi, nuk është ai i plazhit, por ai i betoneve dhe i shumëkatëshe, shkruan Shqip.

Televizionet shqiptare prej kohësh janë pushtuar nga telenovelat e filmat turk. Mbase ndonjë biznesmeni shqiptar mund ti shkojë ndërmend t’i vendosë emrat e dyqanit të tij “Ezel”, “Ertugrul” “Jasemin” apo “Polat Alemndar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat