Zona e lirë ekonomike, rihapet gara për Spitallën

Durrësi

Zona e lirë ekonomike, rihapet gara për Spitallën

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 15:59
Spitalle e Durresit

Ministria e Ekonomisë ka rihapur garën për Zonën e Teknologjise dhe Zhvillimit Ekonomik, në Spitallë të Durrësit.

Ofertat do të hapen më 23 dhjetor të këtij viti. Sipas njoftimit zyrtar, pjesëmarrësit duhet të kenë një sigurim oferte prej 15 milionë lekësh. 

Ndërkohë, ndryshe nga gara e mëparshme, vihet re një ulje e sipërfaqjes nga rreth 500 hektarë që ishte, në 101 hektarë. 

Kriteret e përzgjedhjes lidhen pikësëpari me kapacitetet financiare të kompanisë, propozimin teknik, ndikimin social dhe mjedisor dhe afatet kohore të përfundimit të investimit. I gjithë financimi duhet të jetë privat dhe kohëzgjatja e kontratës është 99 vjet. Fituesi duhet të marrë përsipër ndërtimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat