Durrës, kapet me 255 kilogramë kanabis 22-vjeçari nga Vlora

Durrësi

Durrës, kapet me 255 kilogramë kanabis 22-vjeçari nga Vlora

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 15:41
Ilustrim

Policia e Durrësit ka sekuestruar 255 kilogramë kanabis. Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe banues më Vlorë si dhe shpallet në kërkim një tjetër. 

Kollovi dyshohet se ka përdorur automjetin e tij me targa AA 912 GN për transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Vlorës për në Gjirin e Lalëzit me qëllim më pas transportimin e po kësaj sasie lënde narkotike me mjet lundrimi nga Shqipëria për në Itali. 

Kapja e drogës u bë pasi policia u njoftua se një mjet i dyshimtë po lëvizte në zonën nga Gjiri Lalzit – Kepi Rodonit

Dinamika e operacionit per kapjen e droges
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe banues më Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Më datë 30.09.2016, rreth orës 22:00 është marrë njoftim se nje mjet i dyshimtë po lëviz në zonën nga Gjiri Lalzit – Kepi Rodonit.

Menjëherë pas këtij njoftimi është organizuar puna dhe në afërsi të Gjirit të Lalzit është konstatuar automjeti tip Iveco me targa AA 912 GN me drejtues shtetasin e arrestuar dhe pronësi shtetasin F.M.

Automjeti është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë për kontroll të imtësishëm.

Nga kqyrja që i'u bë këtij automjeti nga ana e Specialistëve për Narkotikët në pjesën midis karrocerisë dhe kabinës është konstatuar një vend i fshehtë I përshtatur, ku në këtë hapësirë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 119 pako të mbështjella me celefon transparent në total me peshë 255 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• F.M. 33 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm, dyshohet se ka përdorur automjetin e tij me targa AA 912 GN për transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Vlorës për në Gjirin e Lalëzit me qëllim më pas transportimin e po kësaj sasie lënde narkotike me mjet lundrimi nga Shqipëria për në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim"parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat