Studimet për turizëm, nuk ka aplikime në universitetin e Durrësit

Durrësi

Studimet për turizëm, nuk ka aplikime në universitetin e Durrësit

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 20:18
Ilustrim

Pavarësisht kërkesës së tregut të punës për specialistë të së drejtës detare, turizmit dhe administrimit të tij, sektorë këto të rëndësishëm për zhvillimin e zonave portuale dhe bregdetare, interesi i të rinjve aplikues në Universitetin e Durrësit është i ulët. Këtë vit akademik, dy programet e studimit master “E Drejtë Detare“ dhe “Politika dhe Administrim/ Drejtimi Turizëm“ rrezikojnë të mos hapen për shkak të numrit të ulët të aplikuesve.

Edhe degët bachelor që kanë më shumë kuota të lira janë ato të turizmit arkeologjik, kulturor dhe hotelerisë. Ndërkohë, sipas drejtuesit të rregjistrimeve në UAMD, procesi i rregjistrimeve në 44 programet e studimit Bachelor të UAMD-së ka ecur me ritme të mira.
  
“221 kuota të paplotësuara, ku pjesën dërrmuese e kanë degët e fakultetit të Biznesit (123 kuota). Penguese në rregjistrim ka qenë nota mesatare e lëndëve matematikë dhe ekonomi bërthamë, po tashmë maturantët aplikues do të kenë një tjetër mundësi deri në datën 1 nëntor. Asnjë program studimi nuk rrezikon, pasi interesi i maturantëve aplikantë për Universitetin e Durrësit ka qenë në rritje”, thotë Arkend Balla, Drejtor i regjistrimeve dhe IT-së, UAMD. 

Aktualisht nga 2365 kuota për studimet bachelor që kishte universiteti "Aleksandër Moisiu" për këtë vit akademik, kanë mbetur më pak se 9 % kuota të lira. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat