Laboratorët e AKU, Myrto: Na lehtësuan punën, janë efektivë

Durrësi

Laboratorët e AKU, Myrto: Na lehtësuan punën, janë efektivë

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 00:20
ilustrim

Pas vënies në funksion të laboratorëve të autoritetit kombëtar të ushqimit në Durrës, specialistët e kësaj drejtorie janë duke ushtruar kontrolle të shumta për të mësuar nëse produktet ushqimore paraësin ose jo rrezik për shëndetin e konsumatorit. Në katër laboratorët e AKU-së në Durrës kryhen të gjitha analizat që vëretojë në kohë rekord nëse ka ushqime që paraqesin rrezik për njerëzit.

Altin Myrto, dr. i AKU, Durrës: “Me këto aparatura që kemi instaluar jemi më të lirshëm dhe më të shpejtë si në kohë dhe në cilësi të nxjerrjes së analizave”

Gjatë një prononcimi për Ora News, Myrto shpjegoi menyren e fuksionimit të këtyre laboratorëve, ndërsa tregoi rrugën që ndiqet për kryerjen e analizave.

Altin Myrto: “Pasi bëhet kontrolli, marim analizat për produktet tona, dhe më pas ato merren në laboratorë”.

Valdeta Ajdini përgjegjësja e qëndrës laboratorike, shprehet se laaboratorët e rinjë mund të kryejnë edhe më shumë se 15 analiza në ditë.

Valdeta Ajdini: “Përgjatë ditës numri i analizave shkon në 15”

Qendra laboratorike në Durrës u përurua në datën 14 nëntor dhe pritet të rris ndjeshëm cilësin e produkteve të konsumit në vend. Basshkimi evropian në kuadër të programit IPA 2009 nisi invstimin për ndërtimin e godinës së re së bashku me laboratorët me vlerë totale 5 milion euro. Godina trekatëshe ka dy vite që ka përfundar dhe laboratorët e saj zënë afërsisht një të katërtën e sipërfaqes. Bashkimi evropian ka miratuar një shumë prej 71 milion euro për vendin tonë, të cilat do të përfitohen përgjatë 5 viteve në vazhdim deri në vitin 2020 me destinacion investime të reja në prodhimin dhe përpunimin e ushqimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat