Marrin peng durrsakun, 2 persona ndiqen penalisht

Durrësi

Marrin peng durrsakun, 2 persona ndiqen penalisht

Më: 8 janar 2017 Në ora: 20:29
Ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person. Të dy të rinjtë akuzohen për pengmarrje, ndërsa nuk merret vesh se cila është arsyeja e kësaj ngjarjeje.

I arrestuari dhe personi i shpallur në kërkim akuzohen se kanë mbajtur peng një djalë të ri nga Durrësi. Të arrestuar janë shtetasit me inicialet A.U 35 vjeç dhe E.M, banues në Xhafzotaj të qytetit bregdetar. Policia ka sqaruar se këta dy persona kanë mbajtur peng dhe kanë kanosur me forcë shtetasin me iniciale K.K, 22 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat