Bylykbashi ngre strukturën: E madhe por e përqëndruar

Durrësi

Bylykbashi ngre strukturën: E madhe por e përqëndruar

Më: 23 janar 2017 Në ora: 16:47
Oerd Bylykbashi

Mbledhja e fundjavës në Partinë Demokratike të Durrësit duket të ketë qenë vendimtare, nisur nga reagime pozitive, por dhe negative që shkaktoi për shkak të disa drejtuesve të vjetër dhe të rinjve të afruar.

Në lëvizjen e tij të parë të dukshme, që kur u komandua kryetari i PD-së së Durrësit, deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi strukturën që do të udhëheqë degën e qytetit bregdetar në betejën zgjdhore për 18 qershorin e zgjedhjeve parlamentare.

Në më shumë se dy muajsh në krye të PD, Durrës, Bylykbashi ka ndërtuar një skemë me 30 krerë grupseksionesh nga 10 që ishin.

Një strategji mes të “butës” dhe të “fortës”, pasi nuk shkarkohen 10 krërët e mëparshëm, por pesha e tyre nuk është më ajo e para.

Edhe kjo e ka pozitiven e saj për drejtuesit e vjetër, pasi u besohet të japin kontribut e njëkohësisht ndajnë përgjegjësinë e humbjes apo kënaqësine e fitores me 20 homologë të tjerë. Kështu secili menaxhon një hapësirë më të vogël, por nga ana tjetër kërkesa e llogarisë do të jetë më e fortë.

Në frymën e udhëzimit të liderit demokrat Lulzim Basha për zgjerimin dhe hapjen e strukturës me intelektualë dhe njerëz me reputacion e kontribut Bylykbashi ka tërhequr në strukturë një pjesë prej tyre.

‎Gjatë viteve të fundit përplasjet në degën e PD-së, Durrës kanë qenë të forta dhe me pasoja të rënda në rezultatin e zgjedhjeve. Dega u kryesua nga Osman Stafa, një prej kryeyarëve të shkarkuar pas analizës së zgjedhjeve vendore të 2015-ës. Por zgjedhja e kryetarit të ri po bëhej e pamundur ndërsa muajt po kalonin, ndaj Basha mendoi si zgjidhje komandimin e Bylykbashit.

Këto rrethana bëjnë ndërkohë që struktura e ngritur për fushatë është edhe më e motivuar për rezultat pozitiv. Ajo do të punojë jo vetëm për fitoren e kandidatëve të PD-së për Kuvendin e ri, por po ashtu, të vjetër e të rinj janë aty tashmë edhe në një garë de facto mes veti për kreun e ri të Durrësit pas zgjedhjeve parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat