Bllokohen operacionet ne maternitetin e Durrësit

Durrësi

Bllokohen operacionet ne maternitetin e Durrësit

Më: 28 janar 2017 Në ora: 17:20
Spitali i Durrësit

Nënave që presin lindin fëmijët e tyre këro ditë në maternitetin e Durrësit do ju duhet të udhëtojnë drejt Tiranës. Një defekt elektrik në panelin e pavionit të katit të katërt të maternitetit të Durrësit ka djegur pajisjet dhe ka paralizuar krejt operacionet. Sipas burimeve nga materniteti i Durrësit rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm, pajisjet e maternitetit janë djegur pas defektit një defekti në rrjetin elektrik, duke bërë të pamundur shërbimin për pacientet që nevojitet te bëjnë lindje me operacion. Në momentin e djegies së rrjetit të panelit elektrik, në këtë pavion ndodheshin katër paciente dhe foshnjet e tyre. Por fatmirësish, stafi i maternitetit ka konstatuar menjëherë këtë defekt dhe i ka larguar menjëherë, duke i transportuar në katet e mëposhtme.

Sipas drejtorit të spitalit rajonal, Alban Ramohitaj, gjithçka po shkon drejt normalizimit, ndërsa nënat që kërkojnë ndërhyrje cezariane do të dërgohen drejt martenitetit të Tiranës. Përgjegjësi i maternitetit, Arjan Prodani sqaron se aktualisht situata është normalizuar dhe të gjitha nënat për lindje normale mund të trajtohen në katet e poshtme të maternitetit. Deri në momentin e rikthimit në gjendje normale të pavionit ku kryhen lindjet cezariane, të gjitha pacientet do të dërgohen drejt Tiranës. Oficeri i inspektim-parandalimit pranë repartit zjarrfikës, Fatmir Tare ka bërë të ditur se u ndërhy në harkun e pak minutave për të shpëtuar pacientët. Për të zbuluar shkakun e përfshirjes në zjarr të panelit të energjisë elektrike në pavionin e lindjeve cezarian, autoritetet lokale kanë nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat