Turizmi në Durrës, operatorët: Të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë

Durrësi

Turizmi në Durrës, operatorët: Të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 16:50
Durres

Pak muaj nga sezoni turistik veror, operatorët kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti dhe strukturat qe kanë të bëjnë me këtë sektor.

Problemet e mbartura prej vitesh të energjisë elektrike dhe mungesës se furnizimit me ujë të pijshëm kërkohen me ngulm nga operatorët turistik të zgjidhen para sezonit.

Eduart Shepa, kryetar i shoqatës se hoteleri-turizmit: Çmimet duhet të jenë konkurruese në treg. Njerëzit vijnë për të ngrënë gjëra të freskëta. Xhepi i turistit duhet të mos rëndohet dhe të ketë një motiv për të ardhur.

Operatorët turistikë kërkojnë zgjidhje edhe për promovimin e produkteve vendase. Ne këto kushte shtojna ata, nuk joshen turistët.

Xhepa: Për të krijuar mundësinë e një markato peshku për Durrësit, që gjithë prodhimet e detit të kthehen në atraksion turistik.

Problem sipas përfaqësuesve të operatorëve turistikë mbetet edhe cilësia e shërbimit në hotele dhe restorante, pasi shumica e operatorëve dhe kryesisht ata që punojnë me sezone kanë staf të pakualifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat