Kokëdhima në Durrës: Çadrat e Veliajt për 'Vettingun' si antimitingjet e Saliut

Durrësi

Kokëdhima në Durrës: Çadrat e Veliajt për 'Vettingun' si antimitingjet e Saliut

Më: 1 mars 2017 Në ora: 20:55
Kryeministri Edi Rama dhe ?ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima ka dalë në mbështetje të protestës së opozitës.

Kokëdhima është shprehur se, qeveria nuk mund të shpërfillë kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit aktual të votimit, përmes votimit elektronik, ndërsa paralajmëroi se zgjedhjet janë në rrezik për shkak të parave të kanabisit.

“Qeveria nuk duhet të injorojë as protestën e opozitës dhe as zërat e tjerë që kërkojnë një transformim radikal të sistemit zgjedhor. Qeveria duhet të ulet menjëherë me opozitën dhe partitë e tjera, pa kushte dhe me respekt”, tha Kokëdhima gjatë një takimi në Durrës.

“Qeveria nuk dihet të injorojë as protestën e opozitës dhe as zërat e tjerë që kërkojnë një transformim radikal të sistemit zgjedhor. Qeveria duhet të ulet menjëherë me opozitën dhe partitë e tjera, pa kushte dhe me respekt. Peticionet e saj me tenda janë iracionale dhe jo serioze, janë si antimitingjet e Saliut. Shqetësimet e çdo force politike për zgjedhjet janë të përligjura.

Nga ana tjetër Basha duhet të kërkojë falje të thellë për shkatërrimin e institucionit të zgjedhjeve në vite nga PD dhe mbjelljes së kulturës së vjedhjes së zgjedhjeve. Opozita ka për detyrë të vijojë edhe me debatin parlamentar, nuk ka arsye që përfshirja në protesta të ndërpresë aktivitetin parlamentar të opozitës. Basha të pastrojë ligjërimet nga retorika e dhunës dhe anarkisë”, tha Kokëdhima gjatë një takimi në Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat