Sërish ndotje masive në ujërat e portit të Durrësit, nisin hetimet

Durrësi

Sërish ndotje masive në ujërat e portit të Durrësit, nisin hetimet

Më: 5 prill 2017 Në ora: 18:24
Durrës

Peshkatarët e Durrësit kanë konstatuar këtë të mërkurë një ndotje masive në basenin portual të qytetit bregdetar, çka ka alarmuar autoritetet.

Menjëherë janë njoftuar zyrtarët e autoritetit të Mjedisit Portual. Shkak i ndotjes dyshohet të jetë një derdhje e dyshimtë e ujërave të zeza në kalatën lindore të portit, aty ku dhe ndodhet kalata e varkave të peshkimit.

Dyshimet e para bien mbi shkarkimet e paligjshme të kryera nga gropat sekptike të hotelerisë në plazhin e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat