Ç’ndodhi brenda picerisë/ Sherri, ja pse u masakrua për vdekje durrsaku

Durrësi

Ç’ndodhi brenda picerisë/ Sherri, ja pse u masakrua për vdekje durrsaku

Më: 12 prill 2017 Në ora: 08:34
Jurgen Kurti, emër i njohur për policinë, pasi një vit më parë u arrestua për vrasjen e babait të tij, por më pas u shpall i pafajshëm, pasi përgjegjësia e krimit i ra dajës së tij.

Zbardhen detaje nga rrahja për vdekje e 58-vjeçarit në Durrës. Gjithçka erdhi pasi vitkima u kërkoi paratë e qirasë, raporton “Panoram

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në Durrës, ku sipas Policisë, Agim Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti.

Ky i fundit është një emër i njohur për policinë, pasi një vit më parë u arrestua për vrasjen e babait të tij, por më pas u shpall i pafajshëm, pasi përgjegjësia e krimit i ra dajës së tij.

NGJARJA 

Ndërkaq, ngjarja që i mori jetën mbrëmë 58-vjeçarit Arapi ndodhi rreth orës 19:55, në lagjen 1, bulevardi “Epidam”, në dyqanin ushqimor në pronësi të viktimës. Si pasojë e një konflikti pronësie, ka mbetur fillimisht i plagosur Agim Arapi, i cili ndërroi jetë më pas, rrugës për në spital, shkruan “Panorama”.

Me të marrë njoftimin, në vendngjarje mbërritën forca të shumta të Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi, 54 vjeç, Kujtim Ekonomi, 50 vjeç dhe Jurgen Kurti, 24 vjeç.

KONFLIKTI 

Mësohet se shkak për konfliktin është bërë qiraja e papaguar e muajit mars. Sipas Policisë, vëllezërit Ekonomi kishin rënë dakord që nëpërmjet dyqanit të Agim Arapit të kalonin tubat e ajrimit të picerisë që ata kishin hapur pak më shumë se një muaj më parë bashkë me dhëndrin e tyre.

Ata kishin bërë një marrëveshje, e cila konsistonte që vëllezërit Ekonomi do t’i paguanin 13 mijë lekë në muaj Agim Arapit për tubat e ajrimit që kalonin nëpërmjet dyqanit të tij ushqimor, që ndodhet në të njëjtën godinë.

Mbrëmjen e djeshme, bashkëshortja e viktimës, Shpresa, u ka kërkuar pagesën e muajit mars, të cilën ata nuk e kishin kryer. Në këto momente, vëllezërit dhe dhëndri i tyre nisin të debatojnë me çiftin Arapi, ndërsa më pas konflikti ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e mjeteve të forta.

Ata e kanë qëlluar me grushte e shkelma e më pas edhe me mjete të forta në kokë Arapin, duke e lënë të plagosur rëndë. 58-vjeçari ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital për shkak të dëmtimeve në kokë.

Policia bëri të mundur arrestimin e autorëve, të cilët nuk kanë bërë rezistencë, por kanë pritur në vendin e ngjarjes ardhjen e tyre. “Më datë 11.04.2017, ora 19:55, në lagjen nr.1 Durrës, bulevardi “Epidam”, në një dyqan ushqimor, si pasojë e një konflikti pronësie, është plagosur shtetasi Agim Arapi, 58 vjeç.

Për pasojë, i dëmtuari ka ndërruar jetë në spital. Me të marrë njoftim, në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi, Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti”, bëri të ditur Policia e Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISE

Durrës, më 11.04.2017.

Informacion paraprak.

Më datë 11.04.2017, ora 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam” ,në një dyqan ushqimor, si pasojë e një konflikti pronësie është plagosur shtetasi Agim Arapi 58 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, I dëmtuari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi , Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti.

Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa shtetasi Jurgen Kurti është dhëndri i Kostandin Ekonomi.

Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta.

Vijon puna për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat