Publikohet video nga vrasja në Durrës, autorët zbresin nga Porsche dhe masakrojnë Agim Arapin (+18)

Durrësi

Publikohet video nga vrasja në Durrës, autorët zbresin nga Porsche dhe masakrojnë Agim Arapin (+18)

Më: 12 prill 2017 Në ora: 21:34
Pamje nga vrasja në Durrës

Një video ekskluzive e siguruar nga redaksia joq, tregon momentet e tmerrshme kur vrasësit e të ndjerit Agim Arapi futen në dyqanin e tij dhe pasi e masakrojnë dalin nga dyqani.

Video tregon momentin kur fillimisht duket një makinë tip Porsche nën drejtimin e njërit prej vëllezërve Ekonomi e cila kalon para dyqanit të Agimit dhe parkohet pak më poshtë.

Më pas duket se si hyjnë brenda Kostandin Ekonomi, Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti. Video ka koment nga familjarët dhe dinamika e ngjarjes është mjaft e kuptueshme. Pasi hyjnë të tre brenda fillojnë të masakrojnë Agim Arapin vetëm e vetëm për 13 mijë lekë të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat