Këshilltari i Merkel flet nga Durrësi: Ja pse qeveria Rama duhet të largohet

Durrësi

Këshilltari i Merkel flet nga Durrësi: Ja pse qeveria Rama duhet të largohet

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 12:00
Këshilltari i kancelares gjermanë Angela Merkel, Hans Joachim Falenski

Këshilltari i kancelares gjermanë Angela Merkel, Hans Joachim Falenski, gjatë një takimi që PD zhvilloi me qytetarët në Durrës u shpreh se programi ekonomik i Partisë Demokratike do e vërë në lëvizje ekonominë shqiptare.

Sipas tij ku program funksionon çdo ditë në Gjermani, krijon vende pune, dhe do funksionojë edhe në Shqipëri.

“Qeveria Rama duhet të ikë dhe kjo është më e thjeshta dhe më e mira. Socialistët nuk mund të bëjë ekonomi dhe nuk mund të menaxhojnë para. Kjo qeveri nuk ia ka arritur dhe nuk e ka bërë këtë. Partia Demokratike në bashkëpunim me Partinë Kristian-Demokratike Gjermane dhe me Fondacionin Kondard Adenauer ka hartuar këtë program ekonomik.

Ky program siguron një ekonomi të fortë dhe më shumë vende pune. Partia Kristian-Demokratike Gjermane së bashku me Angela Merkelin e vërtetojnë çdo ditë që ky program funksionon dhe çdo ditë krijohen vende të reja pune. Prandaj ju them që ky program funksionon ndaj na besoni ne dhe i besoni Lulzim Bashës. Shkoni votoni me 25 Qershor. Ju thoni të gjithë miqve dhe të njohurve tuaj të shkojnë të votojnë. Votoni për ndryshimin e qeverisë dhe do hyni më shpejt në Evropë”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat