Koka: Gabim që bëmë Ramën Kryeministër dhe Dakon Kryetar Bashkie

Durrësi

Koka: Gabim që bëmë Ramën Kryeministër dhe Dakon Kryetar Bashkie

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 17:53
Lefter Koka, ka zhvilluar një takim entuziast me banorë të lagjes 18

Kandidati kryesues i LSI Qarku Durrës, Lefter Koka, ka zhvilluar një takim entuziast me banorë të lagjes 18.

Koka ka sqaruar para banorëve pozicionin e LSI në 4 vite qeverisje me socialistët.

"Ajo çka është kthyer sot në një komedi,  është pikërisht  qasja e Kryeministrit për ta quajtur këtë punë kaq të madhe të bërë nga njerëzit e LSI. Pabesia miqtë e mi, kudo quhet pabesi! Mosmirënjohja kudo e ka emrin mosmirënjohje! Partia Socialiste, pati vetëm 64 mandate në 2013, dhe sigurisht ,mund të ishte në opozitë dhe i vetmi gabim që ne bëmë,  është që i dhamë mundësinë PS dhe Kryeministrit Rama të drejtojë qeverinë për 4 vjet! Bëmë dhe të dytën në 2015, që zgjodhëm Vangjush Dakon kryetar të Bashkisë Durrësit. Po cili do të jetë faji ynë pas 4 vitesh? Sepse e zgjodhëm por betonin spo e hedhim ne. Dhe kur kemi kërkuar nëpërmjet Këshillit Bashkiak ti dalim kundër vendimeve absurde ka patur një aleat tjetër, atë që ka dhe sot, Lulzim Bashën, përfaqësuesit e PD në Këshillin Bashkiak, kanë votuar për ato vendime që e kanë dëmtuar Durrësin,  për dëme të parikuperushme. Ne jemi sot në Durrës dhe po shohim atë çka vetëm natyra dhe zoti mund ta bëjë! Dëmtime të cilat janë të parikuperushme!", -tha Koka.

Më tej, në fjalën e tij Koka tha: -“  Kam qenë në shumë lagje të Durrësit që,  nuk mund t’i quash periferi,  të cilat janë në skamje dhe shkatërrim total infrastrukutror. Por, paratë nuk kanë munguar, qeveria qendore dhe vendore kanë qenë në unison për të shpenzuar para,  por jo për të rregulluar situatën në qytetin e Durrësit”

Lefter Koka u ndal dhe në faktin se 2 partitë tradicionale nuk kanë program konkret për 4-vjeçarin e ardhshëm: - “Sot,  gjendemi në pikun e  fushatës dhe qoftë liderat e PD apo PS akoma nuk flasin për një program çdo të bëhet në 4 vitet e ardhshme. Është një komedi ku flasin vetëm për ndarje pushtetesh. A mund të më thoni dot kush e ka drejtuar në Durrës Spitalin? Ujësjellësin? Bashkinë? Po si mundemi të themi nesër që kemi dhe disa fajtore, kemi dhe LSI që e  bëri kryetar bashkie?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat