Vjedhja e automjeteve, regjistrohen 5 raste në plazhin e Durrësit

Durrësi

Vjedhja e automjeteve, regjistrohen 5 raste në plazhin e Durrësit

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 14:30
Durrës

Vjedhja e makinave në zonën e plazhit në Durrës është kthyer në një shqetësim të madh për të gjithë ata që kanë vendosur të pushojnë aty.

Bujari, është shqiptar i Maqedonisë. Makina e babait të tij u vodh në sheshpushimin e pallatit ku po kalojnë pushimet. “Nga ora 10.00 e mëngjesit kemi konstatuar se makina nuk është këtu. Rastin e kemi denoncuar në policinë e plazhit, po akoma nuk kemi asnjë informatë se ca do bëhet. Nga vjedhësit e makinave nuk ka asnjë gjurmë se zona përreth nuk ka kamera, dhe policia thotë nuk kemi ça të bëjmë ne”, thotë Bujari.

Bujari nuk është i vetmi pasi gjatë sezonit turistik janë denoncuar 5 raste vjedhjesh të makinave në policinë e Durrësit nga e cila mësohet se markat e synuara janë BMW dhe Mercedes Benz. Të dëmtuarit shprehen se efektivët e policisë nuk po punojnë sa duhet për zgjidhjen e problemit, raporton top channel. 

“Lajmërova policinë  i rashë mbi 10 herë, asnjëherë nuk përgjigjet policia. Kam vajt shumë herë në polici, tëshohim thonë, deri tani ka një muaj asnjë gjë hiç. Vetë me mënyrat e mia i kam çuar kamerat, më thonë nuk zbulohet”, thotë një tjetër pushues.

“Ne kemi pasur jë celular brenda që ka qënë në gjendje deri mbrëmë, po policia nuk besoj se e ka bërë punën e vetë për celularin që ka qënë në makinë”, tha më tej Bujari nga Maqedonia. Mjeteve të vjedhura, pasi iu dyshohet numri i shasisë, tregtohen në vendet e rajonit, ose përfundojnë për pjesë këmbimi nëpër serviset e shumta të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat