Dtajet/ Ja përse makina mori flakë në Durrës... ishte në pronësi të kandidatit për deputet

Durrësi

Dtajet/ Ja përse makina mori flakë në Durrës... ishte në pronësi të kandidatit për deputet

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:19
Skerdi Bello

Makina e tipit “Jaguar” e cila mori flakë në ecje në qytetin e Durrësit pak minuta më parë është në pronësi të kandidatit për deputet të LSI-së në këtë qark, zotit Skerdi Bello.

Fatmirësisht edhe pse makina mori flakë në pjesën e përparme nuk ka patur asnjë lëndim apo plagosje për kandidatin për deputet Bello.

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen dhe ka sqaruar se makina sapo kishte dalë nga një pikë servisi. Policia i referohet vetë dëshmisë së Skerdi Bellos i cili ka konstatuar pas daljes nga servisi se motori i makinës është nxehur dhe ka marrë më pas flakë.

DEKLARATA E POLICISË

Më datë 14.07.2017, rreth orës 15:10, në lagjen Nr.4, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip Jaguar, në pronësi të shtetasit S. B. Mjeti ka qenë në ecje dhe nga deklarimi paraprak i shoferit të automjetit, njëkohësisht edhe pronari , shtetasi S.B.

Rezulton se mjeti sapo ka dalë nga servisi dhe duke ecur ka konstatuar se i është nxehur motori dhe më pas ka marrë flakë pjesa e përparme e mjetit. 

Dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental. Grupi hetimor po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat