Ç'thotë ligji e si është situata e vërtetë në plazhet shqiptare!!! 6 të vdekur në 10 ditë

Durrësi

Ç'thotë ligji e si është situata e vërtetë në plazhet shqiptare!!! 6 të vdekur në 10 ditë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 17:53
Durres

Durrësi ka një nga plazhet më të mëdhenj në vend, i frekuentuar nga pushues vendas por kohët e fundit edhe nga mjaft të huaj.

Brezi i gjerë ranor dhe uji i cekët deri në disa metra larg bregut e bëjnë atë plazhin perfekt për familjet me fëmijë. Por stacionet e plazhit janë shumë larg standardeve që duhet të plotësojnë për të garantuar sigurinë e pushuesve. 

Ligji thotë se kullat e vrojtimit duhet të vendosen çdo 250 metra dhe në to të ketë vrojtues apo roje plazhi të trajnuar. Funksioni i vetëm që kryen e vetmja kullë në zonën e shkëmbit të Kavajës është të mbajë bokset e një aktiviteti që argëton pushuesit në plazh. 

Në plazh mungon ndihma e shpejtë. Nuk ka as sinjalistikë për hapësirën e dedikuar për not. Ndërsa pas disa rasteve të incidenteve me motorët e ujit, të paktën në Durrës këto të fundit kanë shënuar territorin prej ku nisen. 

Por sërish rreziku është aty për çdo rast. Bashkia thotë se te hënën do të nisë heqja e liçencave për privatët që nuk plotësojnë kushtet. Deri atëherë të rrimë me shpresën se në plazhe dhe det nuk do ketë viktima të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat