Durrës, shpallet i humbur 58-vjeçari nga Kosova - Bota Sot
Durrës, shpallet i humbur 58-vjeçari nga Kosova

Durrësi

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Durrës, shpallet i humbur 58-vjeçari nga Kosova

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 09:26
Halil Ismajli

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim shtetasin 58-vjeçar Halil Ismajli, banues në Kosovë.

Sipas burimeve policore, Ismajli ka humbur më datë 10.08.2017.Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime me familjen në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës.

“Është rreth 1.73 cm i gjatë dhe ka të veshur një bluzë ngjyrë gri me mëngë të shkurtra dhe pantallona ngjyrë të zezë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmetojnë medie shqiptare.

Ndërkohë nga deklarimet e familjarëve rezulton se vuan nga skleroza.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton çdo shtetas, I cili e identifikon të kontaktojë në numrin 0694102217.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test