Pushuesit në Durrës ngrejnë alarmin: Nuk bëhet plazh, na mbytën...

Durrësi

Pushuesit në Durrës ngrejnë alarmin: Nuk bëhet plazh, na mbytën...

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:20
Ilustrim

Në një kohë kur plazhi i Durrësit ka numrin më të madh të pushuesve, bregu i detit është ndotur keq.

Leshterikët që nuk pastrohen e kanë bërë të pamundur qëndrimin në plazh.

Leshterikët kanë dalë në breg, kurse koshat e mbushur me mbeturinat janë në këmbët e pushuesve. 

Në kilometrin e parë të bregdetit të Durrësit është e pamundur të besh plazh. 

Brezi i rërës dhe ujerat e detit në disa metra thellësi janë ndotur. Mbeturinat urbane janë hedhur mbi rërë duke e ndotur masivisht atë, kurse mirëmbajtesit nuk duken prej kohësh. 

Një situatë e tillë është në  pikun e sezonit turistik, në një kohe kur plazhi është i mbipopulluar nga pushuesit. Ata tregojnë për neglizhencë të autoriteteve, duke lënë pas dore këtë bregdet, i cili për vite me radhë është identifikuar si epiqendra e turizmit shqiptar.

Por, ky nuk është i vetmi plazh që ofron për pushuesit mungesë te theksuar higjene dhe pamje aspak të denja për një qytet bregdetar turistik. Në një gjendje akoma më të keqe janë ujërat e ndotura që shkarkohen direkt e në det, tëe plazhit nga shëtitorja Taulantia në drejtim te Currilave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat