Helmimi në Shijak, flasin dasmorët dhe shefja e Infektivit të Durrësit - Bota Sot
Helmimi në Shijak, flasin dasmorët dhe shefja e Infektivit të Durrësit

Durrësi

E enjte, 14 dhjetor 2017

Helmimi në Shijak, flasin dasmorët dhe shefja e Infektivit të Durrësit

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 08:06
Durrës

Një grup dasmorësh janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal dasme në qytetin e Shijakut. Personat e helmuar kanë shfaqur probleme shëndetësore duke nisur nga pasditja e së hënës, ndërkohë që në repartin infektiv të spitalit rajonal Durrës gjenden të shtruar aktualisht 9 persona. Pacientët shprehen se kanë qenë në dasmë dhe ushqimi iu është dukur i mirë, por shumë shpejt janë ndjerë keq nga ana shëndetësore.

Shefja e Repartit Infektiv, Nadire Jani, shprehet se pacientët janë shfaqur me diarre dhe temperaturë të lartë dhe aktualisht situata e tyre është më e mirë.

Në lidhje me rastin në fjalë Drejtoria e Shëndetit Publik ka nisur inspektimin e lokalit ku është zhvilluar dasma. Autoritetet shëndetësore kanë kërkuar mostra të ushqimit që kanë konsumuar dasmorët, por nga lokali iu është thënë se nuk kanë më asnjë të tillë. Tashmë pritet përfundimit i analizave toksikologjike për të parë se kush e ka shkaktuar helmimin e ushqimit. Nëse do të vërtetëtohet se helmimi është shkaktuar nga ushqimi, pritet që të merren masa administrative ndëshkuese ndaj pronarit të lokalit. Një ditë më parë për këtë çështje ka nisur hetimet edhe policia, e cila ka marrë në pyetje pacientët e paraqitur në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test