Konfliktet në plazhin e Durrësit... 82 sherre dhe 988 telefonata në polici brenda 20 ditëve - Bota Sot
Konfliktet në plazhin e Durrësit... 82 sherre dhe 988 telefonata në polici brenda 20 ditëve

Durrësi

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Konfliktet në plazhin e Durrësit... 82 sherre dhe 988 telefonata në polici brenda 20 ditëve

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 14:54
Durrës

Sezoni turistik në qytetin e Durrësit po shkon drejt fundit, ndërkohë që 10-ditëshi i tretë i muajit gusht pritet të karakterizohet nga i njëjti fluks lëvizjesh mjetesh dhe pushuesish si ai që ka nisur që në fillim të këtij muaji.

Për mbarëvajtjen e sezonit turistik bashkëpunojnë disa struktura policore dhe drejtori të ndryshme, por stacioni policor i plazhit është ai që ka ngarkesën më të madhe në këtë periudhë fluksi. Burime pranë këtij stacioni, kanë bërë të ditur se për periudhën 50-ditore: 1 korrik - 20 gusht, efektivët policorë kanë ndërhyrë në 82 konflikte të natyrave të ndryshme, ndërkohë që nga zona e plazhit nga Ura e Dajlanit deri në Plepa janë kryer 988 telefonata drejt sallës operative të policisë për të kërkuar ndihmë.

Gjatë kësaj periudhe efektivët policorë kanë ndërhyrë në 15 raste zjarresh, ndërkohë që kanë dhënë ndihmë në 249 raste kur janë deklaruar persona të humbur, kryesisht fëmijë dhe persona të moshuar me sklerozë. 

Duhet theksuar se për këtë periudhë të sezonit turistik nuk ëhstë regjistruar asnjë ngjarje e rëndë, ndërsa patrullimet e efekivëve policorë me biçikleta dhe motorë kanë kaluar në shërbime të përforcuara 12-orëshe. 

Stacioni i policisë së plazhit i ka kushtuar prioritet midis të tjerash rrugës kryesore të plazhit për mbarëvajtjen e qarkullimit, asaj dytësore si dhe zonës në sektorin “Iliria”, ku regjistrohet edhe lëvizja më e madhe e pushuesve dhe mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test