Vëllezërit Bejko nga Durrësit kërcënojnë sërish: Do hidhemi nga pallati

Durrësi

Vëllezërit Bejko nga Durrësit kërcënojnë sërish: Do hidhemi nga pallati

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 11:08
Vëllezërit Bejko

Tre ditë pasi kërcënuan se do të hidhen nga pallati pallati në lagjen nr. 11 të Durrësit për shkak se përmbarimi kërkon ti nxjerrë nga shtëpia, vëllezërit Bejko sot i kthehen sërish të njëjtës ngjarje.

Ata kanë hipur sërish në tarracën e pallatit pasi përmbarimi u dërgoi letër që sonte duhet të lirojnë shtëpitë.

Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.

Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme. Ata bënë me dije se një ditë më parë i kishin shkruar edhe vetë kryeministrit Edi Rama për atë që kishin vendosur të bënin, por nuk morën asnjë përgjigje.

 “Z. Rama ju ftoj nesër të shikoni në TV kryesore pragtragjedinë e 2 familjeve në lagjen 14 në Durrës të cilat do të nxiren me forcë nga banesa që jetojmë prej 38 vjetësh. Unë ju them ndaleni këtë”, thuhet ne mesazhin derguar prej vellezerve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat