Deputetja e vetme e PD nga Durrësi ulet për herë të parë në Kuvend - Bota Sot
Deputetja e vetme e PD nga Durrësi ulet për herë të parë në Kuvend

Durrësi

E premte, 15 dhjetor 2017

Deputetja e vetme e PD nga Durrësi ulet për herë të parë në Kuvend

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 08:03
Fatbardha Kadiu, deputetja e vetme grua e PD-së

Kjo legjislaturë e re e parlamentit që ka nisur zytarisht këtë të shtunë, ka sjellë emra të rinj dhe pak të njohur në sallën e Kuvendit. Një prej tyre që ulet për herë të parë në karrigen e deputetit është edhe Fatbardha Kadiu, deputetja e vetme grua e PD-së që ka dalë nga qarku i Durrësit.

“Sot në seancën e parë parlamentare.... përkrah qytetarëve protestues kundër rikthimit të figurave komuniste në krye të vendit”, shkruan Kadiu në faqen e saj në “Facebook” teksa publikon edhe këto dy foto të para të saj duke hyrë në ambientet e Kuvendit.

Në njërën prej tyre, deputetja e Durrësit shfaqet pas liderit të demokratëve, Lulzim Basha, ku ky i fundit rikthehet në Kuvend pas 6 vitesh. Një ditë me emocione duhet të ketë qenë kjo e sotmja, si për Bashën ashtu edhe për deputeten e re nga Durrësi.

Teksa iu shpreh mirënjohjen e thellë të gjithë atyre që i besuan mandatin e deputetit për të mbajtur për 4 vjet këtë detyrë të shenjtë dhe po aq të vështirë, Kadiu nuk harron t’i rikthehet akuzave të pazarit të shit-blerjes së votës më 25 qershor.

“Ka me qindra-mijëra shqiptarë që e duan vendin e tyre, që besojnë në vlerat demokratike europiane. Partia Demokratike është zëri juaj në kuvend për luftën kundër krimit, komunizmit, drogës dhe korrupsionit”, shkruan Kadiu, teksa zotohet në fund që: “Çdo ditë e imja do të jetë nën shërbimin tuaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test