Skandal/ Çfarë po ndodh në zonën e Currilave në Durrës - Bota Sot
Skandal/ Çfarë po ndodh në zonën e Currilave në Durrës

Durrësi

E premte, 15 dhjetor 2017

Skandal/ Çfarë po ndodh në zonën e Currilave në Durrës

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 17:58
Durrës

Alarm në bregdetin e Currilave, ndotet deti nga derdhjet e karburantit të një anijeje!

Një sasi e konsiderueshme vajrash dhe hidrokarburesh kanë ndotur bregdetin në plazhin e shëtitores “Taulantia”, nga Sfinksi deri pranë universitetit, ku gjenden hotelet më me emër në Durrës.

Nga dreka deri pasdite, në breg kanë dalë sasi të mëdha hidrokarburesh që me gjasë janë derdhur në mënyrë të kundërli

Vija bregdetare prej afro 400-500 metrash u ndot pikërisht mesditën e kësaj të shtune të bukur, kur plazhi ishte plot me pushues, e madje edhe me turistë të huaj.

Rasti i rëndë u denoncua menjëherë në redaksinë e “DurrësLajm”, ku pushues të shumtë na kontaktuan për këtë ndotje mjedisore të rëndë në një nga zonat më të bukura e të frekuentuara në Durrës.

Mes pushushesve, ishte dhe ky çift italian, të cilët kanë zgjedhur Durrësin për të disatën herë për të kaluar pushimet e tyre, por sot kanë mbetur të zhgënjyer, raporton "Durreslajme"

“Është e qartë që një turist nuk vjen për të parë këtë që ka ndodhur këtu. Nuk e di se sa ditë do të duhet që të pastrohet plazhi”, thotë ai, ndërsa e shoqja shpreson që kur të vijë herë tjetër, të mos përballet me situata si kjo e sotmja.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e Policisë të cilat kanë konstatuar ndotjen.

Ky rast i ndotjes së detit është i përsëritur dhe më herët. Anijet dy vjet më parë ndotën plazhin e Durrësit dhe pavarësisht hetimit, shkaktarët nuk janë zbuluar ende.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test