Në banesën ku u dogjën trinjakët, dyshimet pse u shkrumbua shtëpia

Durrësi

Në banesën ku u dogjën trinjakët, dyshimet pse u shkrumbua shtëpia

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 21:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fotot më poshtë, siguruar nga gazetari i “Panorama” Leonidha Musaj, tregojnë banesën e cila u shkrumbua sot në Rromanat të Durrësit, brenda së cilës u dogjën të gjallë 3 fëmijët e mitur të familjes Konçi.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar se fëmijët mund të kenë qenë duke luajtur me shkrepëse.

Raportohet se nëna ishte larguar nga banesa per te blerë diçka, e kur u kthye e gjeti në flakë. As babai nuk ishte në banesë.

Inspektoriati Shtetëror teknik konfirmon përjashton mundësinë që zjarri të ketë lidhje me bombol gazi.

“Nuk ka lidhje me bombol gazi. Kanë qenë te mbyllur ne dhome, dritarja ka qene me hekura duke lozur me shkrepse dyshohet se ka ndodhur aksidenti”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30. Sipas Policisë, banesa ku ndodhi tragjedia është në pronësi të Gëzim Konçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat