“Fëmijët i rritëm me gjak, tentova të shqyej hekurat, por...”, Nuni rrëfen vdekjen e trinjakëve - Bota Sot
“Fëmijët i rritëm me gjak, tentova të shqyej hekurat, por...”, Nuni rrëfen vdekjen e trinjakëve

Durrësi

E enjte, 14 dhjetor 2017

“Fëmijët i rritëm me gjak, tentova të shqyej hekurat, por...”, Nuni rrëfen vdekjen e trinjakëve

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 09:19
Foto e trinjakëve

Në një prononcim ekskluziv për JOQ.al, nuni i trinjakëve që humbën jetën dje në flakë ka vendosur të rrëfejë ngjarjen reale dhe detajet e ngjarjes tragjike në fshatin Romanat të Durrësit.

Nuni i trinjakëve ka shkruar se nëna e tyre Migena gjendej tek vjehrri i saj i cili ndodhej 30 metra larg shtëpisë dhe jo tek mamaja e saj siç u deklarua në shumë versione jozyrtare.

Ngjarja ka ndodhur në punë minutash dhe ajo e nuni i të vegjëlve nuk kanë mundur t’i shpëtojnë trinjakët nga flakët e zjarrit. Ata kanë qenë të parët që kanë vrapuar për në shtëpi pasi panë tymin të vërshonte.

Të vegjlit, sipas rrëfimit të nunit të tyre, kanë kyçur derën e dhomës nga brenda dhe më pas kanë ndezur shkrepëset prej nga të cilave kanë marrë flakë perdet e dhomës.

"Pershendetje. Ju lutem mos abuzoni me ngjarjen e trinjakeve sepse mamaja e tyre ka qen ke vjehrri, dmth 30 metra larg, por zoti e pati shkruar te ndodhte keshtu. Ishte tymi qe sna la te benim gje per t'i shpetuar. 

E dyta si rrodhi ngjarja edhe zoti nuk i shpëtonte sepse cdo gje u nxi ne tym per 30 sec. Une jam nuni i atyre fëmijëve. Shkaku ka qene se kane mar nje shkrepse dhe kan djeg perden. Babai i femijeve ka qene ne pune. 

Ajo nene dhe ai baba i ka rritur me gjak kur i thonë. Vete ata kane mbyll deren e dhomës nga brenda, jo te shtepise. Dritarja ka qene me kangjella. Tentova te shqyej hekurat, por e pamundur. Nga korridori nuk hyje dot nga asfiksia. Cdo gje ka ndodhur per 3 min. Kam qene i pari pas nenes se tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test