Familja turke kapet në Durrës, tentoi të shkonte në Itali me pasaporta false

Durrësi

Familja turke kapet në Durrës, tentoi të shkonte në Itali me pasaporta false

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 10:10
Ilustrim

Një shtetas turk u arrestua në Durrës, ndërsa për gruan e tij filloi procedimi penal pasi tentuan të kalonin kufirin  në mënyrë të kundraligjshme.

Policia thotë se “shtetasi me banim në Turqi Muhammed  Aydogmus 39 vjeç, gruaja e tij N.A. 34 vjeçe, së bashku me dy fëmjët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pashaporta , të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Fallsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave ” dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”parashikuar në nenet 189 dhe 297  të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat