“Tani bëhet plazhi!” Turistë shqiptarë e të huaj vijnë për t’u larë në Durrës - Bota Sot
“Tani bëhet plazhi!” Turistë shqiptarë e të huaj vijnë për t’u larë në Durrës

Durrësi

E hënë, 11 dhjetor 2017

“Tani bëhet plazhi!” Turistë shqiptarë e të huaj vijnë për t’u larë në Durrës

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 21:24
Durres

Mesi i Tetorit nuk shihet aspak si sfide për të bërë plazh për vizitorë të ardhur nga Londra.

Temperaturat e kësaj fundjave shihen si ideale jo vetëm për të mare rreze dielli, por edhe për t’u zhytur  në det. 

“Tani bëhet plazh në Durrës. Plazhi në Durrës fillon nga 15 shtatori, deri nga nëntori”.

Edhe pse më të paktë në numër, as këtë të dielë nuk kanë munguar frekuentuesit e plazhit më të madh në vend.

Më shumë pastërti, qetësi dhe shërbim më të mirë ofron për ta bregdetiti i Durrësit në këtë stinë.

“Këtu është më mirë se në Angli, kështu që temperaturat për mua janë më mirë se në verë”.

Kur një pjesë e vizitorëve shijojnë detin, të tjerë e shfrytëzojnë për të shëtitur, pirë një kafe por edhe për aktivitete të ndryshme sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test