U mbajt peng dhe u dhunua nga durrsaku, zbardhet dëshmia e vajzës nga Ukraina

Durrësi

U mbajt peng dhe u dhunua nga durrsaku, zbardhet dëshmia e vajzës nga Ukraina

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 10:34
Ilustrim

Një 24 vjeçar u vu në pranga nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për pengmarrje dhe dhunë.

Mësohet se është arrestuar shtetasi Almarjo Xhebexhia 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës.

Sipas policisë, Xhebexhia, tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H., 21 vjeçe, banuese në Ukrainë.

“Panorama” zbardh te plote edhe deshmine e vajzes ukrainase ne Polici:

Jemi njohur ne vere ne Malin e Zi. Ishte muaji korrik. Ai ishte per pushime dhe une gjithashtu kisha ardhur me pushime. Pasi u njohem mbajtem kontakte, nderruam numrin e telefonit dhe u beme miq ne FB per te mbajtur kontakt. Me pelqeu si djale dhe pasi komunikonim thuajse perdite, me pas krijuam nje lidhje dashurore.

Me kerkoi te vija ne Shqiperi dhe kam ardhur disa here nga korriku deri tani. Dje erdha serish me kerkese te tij, por me dhunoi, me rrahu, me godiste pa pushim dhe me kercenonte se do te me vriste.

“Ketu s’te gjen njeri, do te vras po mbylle gojen” me kerkonte te qendroja ketu. Nuk e di arsyen pse kerkonte te qendroja nderkohe qe nuk me prezantonte me familjen. Nuk e di cfare qellimi kishte, ndoshta donte të punoja ketu a mos ndoshta donte te me prostituonte.

Ngrita keto dyshime ne mendjen time pasi po sillej shume ashper dhe me dhunonte. Me mbajti pa deshire ne nje hotel ketu ne Durres” tha vajza gjatë dëshmisë në polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Heqja e paligjshme e lirisë" dhe" Plagosja e rëndë me dashje" parashikuar në nenet 110/2 dhe 88/1 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat