Kryebashkiaku i Durrësit nga më të pasurit, pallate e dhjetëra llogari… - Bota Sot
Kryebashkiaku i Durrësit nga më të pasurit, pallate e dhjetëra llogari…

Durrësi

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Kryebashkiaku i Durrësit nga më të pasurit, pallate e dhjetëra llogari…

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 18:09
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, rezulton një nga kryebashkiakët më të pasur në vend. Sipas portalit “Spending Data Albania”, rubrika “Para dhe Pushtet”, janë publikuar të dhëna mbi deklarimin pasuror për vitin 2016 të Kryebashkiakëve të vendit.

Nga të dhënat e portalit rezulton se, Vangjush Dako, është një drejtues Bashkie shumë i pasur. Prona më e madhe që ka Dako në pronësinë ë tij 100%, është një palat 11 katësh me sipërfaqe totale 3640 m2 në vlerën 72.000.000 lekëve. Që e bën automatikisht një njëri shumë të pasur.

Prona tjetër e rëndësishme e Dakos, është një tokë truall me sipër 1800 m2 në vlerën 50.000 dollarëve. Një tjetër pronë e kryetarit Dako, që është në pronësinë e tij të plotë, është një apartament me sip. 130 m2 në vlerën 40.000 dollarë.

Gjithashtu, Dako është pronar i dy magazinave. Njëra me sipërfaqe 187 m2, që është bashkë me një truall me sipërfaqe 539 m2 në vlerën 550.000 lekëve.

Po ashtu, ai është pronar i një magazine tjetër me sipërfaqe 300 m2 në vlerën 500.000 lekëve. Po ashtu, edhe pronar i një garazhi me sipërfaqe 100 m2 në vlerën 15.000 dollarë. Për të gjitha pronat e sipër përmendura, Vangjush Dako, është pronar i vetëm me 100% të aksioneve.

Vangjush Dako deklaron se është Pronar me 100% i dy automjeteve të shtrenjta, një veture tip “Mercedes Benz”, në vlerën 25 000 eurove. Gjithashtu edhe i një veturë tjetër tip “BMW”, në vlerën 700 000 lekëve.

Të dyja këto makina janë marka të shtrenjta dhe makina të konsumit të lartë të karburantit. Pasuria e kryebashkiakut Dako e lejon atë të mbaj këto dy makina të shtrenjta.

Dako për vitin 2016 ka deklaruar se ka pasuri në bankë në vlerën e 140.000 lekëve, por dhe një llogari tjetër në vlerën 4000 euro.

Si kryetar i Bashkisë së Durrësit, Dako merr një rrogë mujore me vlerën 1 397 528 lekë, kësaj rroge i shtohen të ardhurat si anëtar i Këshillit të Qarkut Durrës, në vlerën 140 845 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Alba Dako, ka të ardhura nga paga si përgjegjëse laboratori në Drejtorinë Rajonale Shëndetësore, 647 737 lekë.

Familja Dko ka gjithsej 10 llogari Bakare më shuma të konsiderueshme në banka, por gjithashtu vihet re se, Dako ka dhe një detyrim të pa paguar prej 2314 eurosh në një llogari bankare.

1) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 2 675 euro.

2) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 11 016 dollar.

3) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 17 845 lekë.

4) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 381 395 lekë.

5) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 843 658 lekë.

6) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 10 818 lekë.

7) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 180 lekë.

Dirol Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 200 euro.

9) Detyrim i papaguar kartë krediti, 2 314 lekë.

10) Djali, Xhorxhi Dako, zotërues i 35% të aksioneve të shoqërisë Artic-Group shpk, 966 000 lekë, me para marrë borxh nga xhaxhai.

11) Djali, Xhorxhi Dako, zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë DB Wash International, 20 000 lekë./TiranaToday

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test