U lidhën me litarë dhe u dhunuan nga grabitësit që i hynë në shtëpi, i moshuari në gjendje të rëndë

Durrësi

U lidhën me litarë dhe u dhunuan nga grabitësit që i hynë në shtëpi, i moshuari në gjendje të rëndë

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 10:28
Ilustrim

Ndodhet ne gjendje te rende shendetesore kryefamiljari i nje banese qe u grabit diten e djeshme ne Shkallnur te Durresit.

Ai eshte nisur me urgjence drejt Spitalit te Traumes ne Tirane. Panorama shkruan se thane se kane qene 3 persona të maskuar, të cilët kanë vjedhur rreth 1 milionë lekë të vjetra ne banesën e një çifti të moshuarish. Raportohet se ata i kane ndiere hajdutet dhe jane cuar nga gjumi, por autoret i kanë lidhur dhe dhunuar M.E. 77 vjeç dhe bashkëshorten  e tij Sh.E. 69 vjeç.

Grabitja e çiftit të moshuar, autorët i lidhën dhe dhunuan. Reagon Policia: Çfarë morën
Grabitet dhe dhunohet një çift të moshuarish. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Shkallnur të Durrësit.  Raportohet se ata i kane ndiere hajdutet dhe jane cuar nga gjumi, por autoret i kanë lidhur dhe dhunuar M.E. 77 vjeç dhe bashkëshorten  e tij Sh.E. 69 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe Sh.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë. Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë , të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat