Dako i përgjigjet akuzave të PD: Nuk merrem me thashetheme

Durrësi

Dako i përgjigjet akuzave të PD: Nuk merrem me thashetheme

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 11:23
Vangjush Dako

Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako mohon akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

“Nuk ka asnjë gjë të vërtetë nga atë që thuhet për mua, opozita kërkon të baltosë punën tonë.

E kam thënë edhe në reagimin tim në Facebook, nuk më trembin këto thashetheme.

Unë jam i vendosur të bëj punën time, dua t’i shërbej me devotshmëri atyre që më kanë besuar.

Këto janë sulme politike për të baltosur punën tonë, ne nuk merremi me llafe, shpifje por me punë”.

Sipas PD, emri i Dakos ka dalë në përgjimet e një grupi trafikantësh që hetoheshin për llogari të një dosjeje në Kosovë.

Dosja ka mbërritur në Shqipëri dhe është pjesë e dosjeve tek Krimet e Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat