Aksident në Durrës, shoferi i dehur i autobusit përplas makinën, arrestohet nga policia

Durrësi

Aksident në Durrës, shoferi i dehur i autobusit përplas makinën, arrestohet nga policia

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 12:57
Ilustrim

Shoferi i një autobusi në Durrës është arrestuar, pasi përplasi një makinë teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Arben Maxhaku, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz Autobus” ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Peugeot” me drejtuese shtetasen K.A, 26 vjeç, banuese po në këtë qytet.

Për pasojë shtetasja me inicialet K.A është lënduar lehtë, por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi Arben Maxhaku ishte në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat