Katër vota të LSI-së për Dakon, reagon Lefter Koka: Ky nuk është Durrësi që duam - Bota Sot
Katër vota të LSI-së për Dakon, reagon Lefter Koka: Ky nuk është Durrësi që duam

Durrësi

E diel, 27 maj 2018

Katër vota të LSI-së për Dakon, reagon Lefter Koka: Ky nuk është Durrësi që duam

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 17:03
Bashkia e Durresit

Grupi i këshilltarëve të LSI-së në Durrës kishte vendosur t’i bënte bllokadë Socialistëve duke bojkotuar mbledhjen e këshillit bashkiak që kishte në rendin e ditës edhe miratimin e buxhetit të vitit 2018, por çuditërisht katër këshilltarë u paraqitën në mbledhje.

E për me teper duke votuar pro buxhetit me vlerë 48 miliard lekë, si edhe disa pika të tjera që ishin në rendin e ditës.

Grupi këshilltarëve të LSI dhe PD kishin vendosur të mos merrnin pjesë në mbledhjen e radhës që parashikonte kalimin e buxhetit, por katër votat e rrjedhura nga LSI i dhanë mundësi kalimit të tij.

Për votën pro të 4 këshilltarëve të LSI-së në këtë  mbledhje, pas saj,  ka reaguar Jeton Rexhmati, këshilltar i LSI-së dhe anëtar i komisionit të medias. Rexhamti tha se ne kemi pasur një vendim grupi për të mos marrë pjesë në mbledhje dhe nuk e kuptojmë se përse 4 këshilltarët në fjalë kanë marrë pjesë por për këtë do të ketë një mbledhje për të marrë masë ndaj tyre.

Megjithatë, Këshilli bashkiak në Durrës ka miratuar me 26 vota pro buxhetin e vitit 2018, ndërkohë që për këtë numër votash është dashur edhe vota e 4 këshilltarëve të LSI-së dhe një e PR. Mbledhja që kishte në rendin e ditës projektbuxhetin si dhe paktën fiskale është bojkotuar nga këshilltarët e partisë demokratike si dhe shumica e këshilltarëve të LSI-së.

Pas miratimit të projektbuxhetit kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha se ky është një buxhet i balancuar që do ti vijë në ndihmë gjithë banorëve të Durrësit, pasi në të janë parashikuar investime në infrastrukturë dhe shërbime për qytetarët. Vlera totale e buxhetit të vitit 2018 është parashikuar në rreth 4.8 miliard lekë të reja.

Reagimi i Lefter Kokës

Sot Grupi i Keshilltareve te LSI mori vendimin mos te jene pjese e votimit te buxhetit 2018 per Bashkine Durres.Keshilltaret zgjidhen te perfaqesojne zerin dhe interesat e qytetareve dhe eshte detyre e tyre te ngrene zerin e kerkojne nje buxhet social, nje buxhet qe permbush nevojat bazike dhe imediate te qyetareve .Kete detyre morale ndaj qytetareve sot nuk e permbushen 4 nga anetaret e LSI ne Keshillin Bashkiak: Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda, Skender Korriku. Ju miqte e mi i keni bere sot nje sherbim shume te keq Durresit dhe bashkeqytetareve tuaj. Nuk ishte ky misioni yne!Ne buxhetin qe u votua sot u harrua se Bashkia ka nje siperfaqe 5 here me te madhe se ajo e 2015-es.Buxheti Bashkise Durres nuk mund te jete buxheti i 3 projekteve miliona eurosh!36 milione euro sot duhet te shkonin per familjet ne nevoje, per hapesirat e gjelberta te munguara ne kete qytet, per hapesira argetimi publike per femijet tane, per cerdhet e kopshtet e munguara ne Shkozet , Kenete, Spitalle e Njesite Administrative! Per mijera banore qe permbyten cdo vit, per mijera banore qe nuk kane ujin e pijshem ne shtepite e tyre.Mijera banore ne Njesite Administative, zero buxhet per nevojat e tyre!Asnje plan per uljen e papunesise, asnje plan per zhvillimin e turizmit, asnje plan per mjedisin , asnje plan per trajtimin e mbetjeve urbane, asnje mbeshtetje apo incentiva per biznesi.Ky nuk eshte Durresi qe duam!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test