Riparohet linja e furnizimit me ujë në Rrugën e "Durrësit" - Bota Sot
Riparohet linja e furnizimit me ujë në Rrugën e "Durrësit"

Durrësi

E hënë, 21 maj 2018

Riparohet linja e furnizimit me ujë në Rrugën e "Durrësit"

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 12:07
Ilustrim

Puna për rehabilitimin e rrjetit ujësjellës-kanalizimeve në lagjen të ndryshme të kryeqytetit ka vijuar me intensitet.

Tek “Tish Daija” rrjeti i ri i kanalizimeve është drejt përfundimit, ku falë këtij investimi të Bashkisë së Tiranës, pritet që të përmirësohet ndjeshëm shërbimin në atë zonë. Linja tërësisht e re me materiale cilësore pritet që të garantojë edhe jetëgjatësi të investimit të kryer.

Ndërkohë, ka përfunduar me sukses një ndërhyrje në linjën e furnizimit me ujë në rrugën e “Durrësit”.

Ishin banorët e zonës përreth shkollës së mesme “Qemal Stafa”, të cilët sinjalizuan problematikën e shfaqur në numrin e gjelbër të vendosur në dispozicion nga ana e Bashkisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test