Aksioni i Ujit në Durrës, ndërpritet furnizimi për 156 debitorë

Durrësi

Aksioni i Ujit në Durrës, ndërpritet furnizimi për 156 debitorë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 10:49
Durrës

Ujësjellës Kanalizime Durrës vazhdon aksionin për kontrollin dhe verifikimin e gjithë bizneseve që gjenden në zonën që kjo ndërmarrje mbulon me shërbim.

Katër grupet task-forcë po vazhdojnë prej dy javësh kontrollin e të gjithë bizneseve sipas zonave që janë ndarë që në nisjen e fazës së dytë të aksionit në fillim të muajit shkurt. 

Nëndrejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës Kasem Bejko shprehet se paralelisht me kontrollet dhe verifikimin në terren, Ujësjellës Kanalizime Durrës po verifikon të gjitha listat e punonjësve të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike nëse kanë kontrata me ujësjellësin e Durrësit apo nëse rezultojnë debitorë.

“Që nga fillimi i muajit shkurt grupet taske-forcë kanë kryer 768 kontrolle në biznese duke mbajtur procesverbalet përkatëse, kanë kryer 8 prerje të lidhjeve të paligjshme duke bërë kallëzim penal për personat përgjegjës si dhe kanë ndërprerë furnizimin me ujë për 156 subjekte debitore. Gjatë dy javëve të para të muajit shkurt në sportelet e Ujësjellës Kanalizime Durrës janë lidhur 290 aktmarrëveshje me qytetarët për pagesën e debisë së mbartur me anë të kësteve, janë kryer procedurat për instalimin e 830 matësve të ujit si dhe janë hapur 230 kontrata të reja.”, -tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat