Shoferi i makinës tip ‘Opel’ që shtypi për vdekje një fëmijë 4-vjeç pasditen e sotme në Durrës, është dorëzuar në polici.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Pavarësia’, teksa fëmija po kalonte rrugën në anën tjetër është goditur nga makinë që drejtohej nga K.D.
Pas aksidentit, ai u largua nga vendin i ngjarjes, ndërsa fëmija edhe pse u çua me urgjencë në spital, nuk ka mundur dot që t’ju mbijetojë plagëve të marra.
Duke u ndodhur në këto kushte, pak minutat më pas, autori i ngjarjes është dorëzuar në polici.