Betoni hyn brenda në det, ja gjendja tek Ura e Dajlanit

Durrësi

Betoni hyn brenda në det, ja gjendja tek Ura e Dajlanit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 09:01
Durres

Plazhet e Durrësit njihen si ndër më të betonizuarat në Shqipëri.

Dikur të karakterizuara nga rëra e butë dhe pishat e dendura, sot vendin e tyre e kanë zënë kryesisht pallatet, që u ndërtuan pikërisht duke i marrë gjelbërimin pushuesve.

Fotot e bëra në plazhin pranë Urës së Dajlanit në Durrës.

Image

Por betonizimi nuk është ndalur vetëm te ndërtimi i pallateve gjigandë brenda vijës së rërës.

Në fakt, në këto foto shihet se në zonën e Urës së Dajlanit, betoni ka hyrë deri brenda në det, duke vendosur një barrikadë ndërmjet bregut dhe ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat