Bastisja e Prokurorisë së Durrësit, dëshmia: Janë kapur njerëzit e gabuar, ekzistojnë filmime

Durrësi

Bastisja e Prokurorisë së Durrësit, dëshmia: Janë kapur njerëzit e gabuar, ekzistojnë filmime

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 14:50
Prokuroria e Durrësit

Dilaver Bushi është i vëllai i Besnik Bushit një prej dy të arrestuarve si të dyshuar nga prokuroria si autorë të bastisjes së prokurorisë së Durrësit, mëngjesin e 24 majit. Në një intervistë për News24 Dilaver Bushi konfirmon pikë e për pikë ato që vëllai i tij 54 vjeçar tha në sallën e gjyqit. Dilaveri thotë se vëllai i tij është i pafajshëm për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, të ngritur nga prokuroria e rrethit Durrës, dhe sipas tij janë arrestuar njerëz që nuk kanë lidhje me ngjarjen.

“Natën e bastisjes së prokurorisë unë im vëlla e dy persona të tjerë kemi qenë në bregdetin e Kavajës duke gjuajtur peshk. Merrni kamerat e sigurisë së hotel “Gjermanisë” verifikojeni e mos mbani njerëz të pafajshëm në burg”- thotë Dilaveri.

Familjen e ka pa bukë dhe pa drita se nuk kanë lekë të paguajnë as dritat. Besniku nuk e di ç'janë kompjuterët e serverat fare. Një palë pinca për dritat ka mbajtur gjithë jetën në dorë. Në shtëpinë me qera është pa drita. Ka që nga janari që nuk paguante dot qiranë se nuk kishte gjetur punë. Dy vajzat në shkollë, nuk ka familja për të ngrënë nënvizoi i vëllai. Familjarët kërkojnë drejtësi.

“Me drejtësi ai del vetë nga burgu. Të bëhet drejtësia mbi këtë çështje”- thotë i vëllai.

Siguria e prokurorisë dyshohet se u thye nga Besnik Bushi, 54 vjeç, Artur Isa 49 vjeç nga Sukthi dhe Nias Lena roja që kishte pesë ditë në punë. Dy të parët akuzohen për vjedhjen memories elektronike të Prokurorisë, dhe bastisjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu dhe të një oficeri të policisë gjyqësore.

Asnjë prej tre të arrestuarve nga policia nuk e ka pranuar pjesëmarrjen në bastisje, midis tyre edhe roja i institucionit. Në masën e sigurisë prokuroria si provë të vetme nxori 13 gjurmë gishtash të gjetura në sahatin e dritave dhe në derën e prokurorit Afrim Shehu. Motivi nuk është gjetur për asnjë prej të arrestuarve, po gjurme te një gishti unaze dhe një gishti te madh te secilit prej tyre janë gjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat