Vidhet shtëpia e gjyqtares së njohur në Durrës, hajdutët “bënë kërdinë”

Durrësi

Vidhet shtëpia e gjyqtares së njohur në Durrës, hajdutët “bënë kërdinë”

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 00:14
Policia e Shtetit

Është vjedhur shtëpia e gjyqtares së Durrësit, Dhurata Bilo.

Vjedhësit kanë përdorur gur fresibel për prerje ndërsa thuhet se janë vjedhur vlera të konsiderueshme, por ende nuk janë deklaruar dhe nuk ka një reagim nga policia.

Dhurata Bilo ishte dhe një nga gjyqtaret që i shpëtoi shkarkimit të pak kohëve më parë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi kërkesën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për të shkarkuar 10 gjyqtarë, që sipas saj, kishin bërë shkelje të rënda që cënonin figurën e gjyqtarit, ku mes tyre ishte edhe Bilo.

Ndaj kësaj gjyqtareje, edhe ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka urdhëruar nisjen e një inspektimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Bazuar në problematikën e konstatuar dhe bërë prezente nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, Ministri Naço do të urdhëronte ngritjen e një grupi inspektimi që do të verifikonte në mënyrë të menjëhershmë procedurat gjyqësore dhe legjislacionin, të zbatuara nga gjyqtarja, lidhur me gjykimin e një çështjeje pronësie me Komunën Ishëm, në një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat