Fluks automjetesh në aksin Tiranë-Durrës, policia këshillon drejtuesit

Durrësi

Fluks automjetesh në aksin Tiranë-Durrës, policia këshillon drejtuesit

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 11:49
Në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit,

Një fluks i madh automjetesh është krijuar sot në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit, ku qytetarë të shumtë janë dyndur drejt plazhit.

Kësisoj Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm. Nga shoferët kërkohet të mos bëjnë manovra të gabuara dhe parakalime pasi fluksi i mjeteve është shumë i lartë.

“Gjatë pasdites pritet një fluks i madh mjetesh në kthim nga Gjiri i Lalzit drejt Tiranës dhe Durrësit. U kërkojmë drejtuesve të mjeteve të nisen në orare të përshtatshme për të shmangur fluksin. Kërkojmë nga ato të jenë të kujdesshëm në kontrollin e mjetit dhe sqarojmë se do ketë forca të shtuara policie në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat