Durrësi i mbipopulluar nga pushuesit

Durrësi

Durrësi i mbipopulluar nga pushuesit

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 14:17
Durrës

Njerëzit kanë braktisur shtëpitë për të qenë pranë detit. Mijëra pushues kanë udhëtuar këtë fundjavë plazheve të Durrësit. Deti shikohet si e vetmja mundësi për të kaluar ditët e nxehta të Gushtit.

Plazhi publik nga ura e Dajlanit deri në Plepa e më gjerë, ka pritur dhe fluksin më të madh të vendasve dhe turistëve.

Pushuesja: Më ka pëlqyer në krahasim me vitet e tjera. Shumë qetësi dhe deti shumë i mirë.

Ndryshe nga muaji Korrik, Gushti ka sjellë dyndje më të madhe të pushuesve.

E njëjta situatë është paraqitur edhe në plazhet e tjera të Adriatikut, ku pushuesit kanë zgjedhur ketë bregdet për të kaluar pushimet verore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat