Era “tërbon” zjarret në Porto Romano. Re tymi mbulojnë lagjet e Durrësit

Durrësi

Era “tërbon” zjarret në Porto Romano. Re tymi mbulojnë lagjet e Durrësit

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 09:05
Reja e zezë e tymit ka qenë e dukshme dhe nga banorët e lagjeve 5 e 18 të Durrësit, disa prej të cilëve kanë përjetuar dhe probleme me frymëmarrjen.

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka përkeqësuar situatën në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Durrësit, në Porto Romano.

Era ka fuqizuar zjarrin dhe reja e tymit toksik të çliruar nga djegja e mbetjeve është përhapur në një rreze të gjerë pasditen e së martës, pothuajse në të gjitha lagjet e pjesës veriore të qytetit.

Reja e zezë e tymit ka qenë e dukshme dhe nga banorët e lagjeve 5 e 18 të Durrësit, disa prej të cilëve kanë përjetuar dhe probleme me frymëmarrjen.

Gjendja në këtë vendgrumbullim vazhdon të rëndohet, ndërsa emergjenca mjedisore është shpallur dhe i gjithë komuniteti pret me padurim mbajtjen e premtimit të kryeministrit, për mbylljen e këtij vendgrumbullimi mbetjesh dhe rehabilitimin e zonës, si dhe kthimin e saj në një park të gjelbëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat